Flash

Erdogan, zbulimi i destinuar për polemika: "Ronaldo u bojkotua në Katar për mbështejen ndaj Palestinës"

Lapsi.al 26 December 2022
Erdogan, zbulimi i destinuar për polemika: "Ronaldo u bojkotua në

Cristiano Ronaldo ishte viktimë e një bojkoti politik gjatë Kupës së Botës Katar 2022. Shkaku? Mbështetja e tij e supozuar për çështjen palestineze. Kjo është teoria unike e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. E është një deklaratë e destinuar të bëjë shumë zhurmë.

Duke folur mbrëmë para një grupi të rinjsh gjatë një transmetimi televiziv turk, lideri i Ankarasë e tha hapur: "Për fat të keq ata i vendosën një veto politike Ronaldos", sepse "ai është dikush që mbron çështjen palestineze". Në fjalët e raportuara nga agjencia zyrtare turke e lajmeve Anadolu, Erdogan konfirmoi gjithashtu transferimin e afërt të kampionit portugez te Al Naasr. “Sipas informacioneve që kam marrë, Ronaldo tani do të shkojë në Arabinë Saudite”, tha presidenti Erdogan. Lideri turk ishte në Katar për ndeshjen hapëse dhe më pas asistoi edhe finalen mes Francës e Argjentinës.

Lexo më tej: Mesazhi emocional i Ronaldo, pas eliminimit: “Kurrë nuk do t’i ktheja shpinën vendit tim, tani ëndërra mbaroi”

Në fakt, gjërat për Ronaldon u komplikuan çuditërisht pas ndeshjes së fundit në grupe në Katar 2022. Në turneun e fundit në karrierë, CR7 kërkonte të thyente rekordet e fundit që i kishin mbetur. Sulmuesi dëshironte të provonte shansin e fundit për të fituar Kupën e Botës, por përfundoi në pankinë. Fernando Santos nuk e hodhi në fushë kundër Zvicrës në 1/8. Një sondazh zbuloi se 70% e tifozëve nuk e donin më titullar. Pastaj në cerekfinale me Marokun, luzitanët ngecën dhe kërkon shpëtimin te Ronaldo në 35 minutat e fundit, gjë që nuk ndodhi. Për situatën e habitshme, tani ka ndërhyrë edhe Erdogan, për ta bërë edhe më konspirative...

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI