Flash

KFOR e konfirmon, të shtëna me armë zjarri pranë patrullës së tyre në Zubin Potok

Lapsi.al 26 December 2022
KFOR e konfirmon, të shtëna me armë zjarri pranë

Misioni Paqeruajtës i NATO-s në Kosovë ka konfirmuar se ka pasur të shtëna me armë zjarri. Ato janë dëgjuar në afërsi të patrullës së tij në Zubin Potok. KFOR në një përgjigje ka bërë të ditur se nuk ka të lënduar.

“Mund t’ju konfirmojmë se para disa orësh një patrullë e KFOR-it, derisa ishte në detyrë në rrethinën e Zubin Potokut, ka dëgjuar dhe parë disa të shtëna afër. S’ka të lënduar dhe as dëme materiale. Jemi duke i kryer hetimet dhe sapo ato të përfundojnë do të njoftoheni”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.

Ndërsa të dielën është raportuar për të shtëna në Zubin Potok edhe nga disa medie serbe. KFOR ka konfirmuar se ka pasur të shtëna në afërsi të patrullës së tij në Zubin Potok. Kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq ka mohuar një gjë të tillë. Ai ka thënë se nuk ka pasur asnjë sulm ndaj KFOR-it. Ai ka kritikuar mediat shqiptare se po përdorin luftën hibride gjoja se ‘për ta tëhequr misionin në synimet e tyre’.

“Sipas informacioneve të KFOR-it dhe Shtabit të Krizave, do të mohoja pretendimet e mediave shqiptare se në Zubin Potok ka ndodhur një sulm ndaj KFOR-it. Ky informacion është vetëm një tjetër në serinë që Prishtina, si pjesë e luftës hibride, po e përdor për të ngrohur më tej situatën dhe për ta tërhequr KFOR-in në synimet e tyre”, ka thënë Rakiq për një televizion serb.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI