Flash

Niculae, ish-shoku te Sporting, tregon: “CR7 nuk ishte i shoqërueshëm, nuk hante kurrë me ne”

Lapsi.al 26 December 2022
Niculae, ish-shoku te Sporting, tregon: “CR7 nuk ishte i

Cristiano Ronaldo i rrëfyer nga ata që e njohën kur ishte ende djalosh. Ish-shoku i skuadrës në fjalë është rumuni Marius Niculae, që ishte te Sporting Lisbona në vitin 2001. Koha kur u evidentua një Cristiano Ronaldo shumë i ri që përpiqej të gjente një vend në ekip. Duke folur për Digi Sport Special, ish-sulmuesi, i cili gjithashtu grumbulloi 43 paraqitje dhe 15 gola për kombëtaren e tij, dha një portret të CR7. Një rrëfim që tregon se portugezi kishte prioritete të përcaktuara mirë që atëherë. Por edhe shpjegon se si etika e tij e punës e ka bërë atë të mos bëjë shumë miq...

CRISTIANO VETMITAR

"Cristiano nuk ishte një person i shoqërueshëm. Ne gjithmonë përpiqeshim që ta bënim të vinte dhe të hante në tryezë me ne. Por ai ishte gjithmonë në botën e tij". Në fund të fundit, disiplina personale e Cristiano Ronaldos është mjaft e njohur për të gjithë. E shpesh kjo nevojë për të punuar edhe kur të tjerët nuk e bënin e çonte atë në një lloj izolimi. Siç shpjegon Niculae, ishte e vështirë ta shihje atë të anashkalonte stërvitjet e tij personale. "Ai shkonte vetëm në palestër. Ndonjëherë kur mbaronim stërvitjen shkonim të gjithë për të ngrënë, por ai nuk vinte kurrë". E duke marrë parasysh se vaktet së bashku janë pjesë e ndërtimit të grupit, kuptohet se pesë herë Topi i Artë i ardhshëm nuk ishte saktësisht i përfshirë...

PROBLEMET NË KOMBËTARE

Për ish-shokun e tij, CR7 gaboi që dha atë intervistë për Piers Morgan. E gjithë kaosi që pasoi mund t’i ketë krijuar probleme edhe në kombëtare. "Mendoj se grupi nuk e pranoi aq mirë. Pepe është i vetmi me të cilin ai ndihet rehat. Kam parë disa foto dhe Bruno Fernandes e ka shmangur disi". Diçka që të gjithë nxituan ta mohonin, por që gjithsesi shkaktoi disa probleme dhe Botërori për portugezët shkoi siç shkoi. Po tani, çfarë do të bëhet me Cristiano Ronaldon? Përgjigja e Niculae është e qartë. "Unë mendoj se ai do të zgjedhë Al Nassr ose Shtetet e Bashkuara. E më pas, nga ajo që kam lexuar, mendoj se ai dëshiron t'i përkushtohet kinemasë dhe Hollywood". Vendi i duhur... për një yll si ai!

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI