Flash

Rusia gati të rikthejë furnizimin me gaz në Europë

Lapsi.al 26 December 2022
Rusia gati të rikthejë furnizimin me gaz në Europë

Rusia është e gatshme të rikthejë furnizimin me gaz në Europë përmes tubacionit të gazit Yamal-Europë, i cili ishte ndaluar më pare për arsye politike, tha të dielën zëvendëskryeministri rus Alexander Novak, shkruan CNN.

“Tregu europian mbetet i rëndësishëm, dhe ne kemi çdo mundësi për të rifilluar furnizimet. Për shembull, gazsjellësi Yamal-Europë, u ndalua për arsye politike. Ka një rritje të kërkesës për gaz nga Europa, tha Novak, sipas TASS.

“Sot mund të themi me bindje se ka një kërkesë për gazin tonë. Prandaj, ne vazhdojmë ta konsiderojmë Europën si një treg potencial për shitjen e produkteve tona. Është e qartë se kundër nesh është nisur një fushatë në shkallë të gjerë, e cila përfundoi me akte sabotazhi kundër Nord Stream”, tha ai.

Në maj, vetëm 44 orë pasi Ukraina reduktoi rrjedhën e gazit natyror nëpër territorin e saj në Europë, duke fajësuar ndërhyrjen e trupave ruse, Gazprom ndaloi furnizimet përmes tubacionit Yamal-Europe që kalonte nëpër Poloni dhe ndaloi dërgimin e gazit në Gjermani.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve RIA Novosti, Gazprom u detyrua të pezullojë furnizimet për shkak të sanksioneve ndaj kompanisë së saj mëmë, EuRoPol GAZ.

Në dhjetor, furnizimi me gaz nga Perëndimi në Lindje nga Gjermania në Poloni u ndal gjithashtu përkohësisht, “duke rënë në zero”, raporton TASS.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI