Flash

Scanavino e Ferrero në krye të Juventusit të ri: ja kush janë emrat e zgjedhur nga Exor në bordin e drejtorëve

Lapsi.al 26 December 2022
Scanavino e Ferrero në krye të Juventusit të ri: ja kush

Lindi Juventus i ri. Janë zyrtarizuar tashmë emrat që janë pjesë e listës që Exor kishte menduar. Aksioneri mazhoritar i klubit, ka depozituar brenda afateve të përcaktuara listën, që drejtorët e rinj të marrin detyrën nga data 18 janar. Konfirmohet se presidenti klubit do të jetë Gianluca Ferrero. Drejtori i përgjithshëm Maurizio Scanavino, do të hyjë në bord si administrator i deleguar. Të nominuar ishin edhe Fioranna Vittoria Negri, Diego Pistone dhe Laura Cappiello, që do t'i bashkohen bordit të drejtorëve.

Fioranna Negri

Kontabiliste, auditore dhe e regjistruar në regjistrin e Konsulentëve Teknik të gjykatës së Milanos. Negri ka fituar një përvojë 35 vjeçare në kompani të sektorëve të ndryshëm, të listuar dhe të palistuar. Ajo është eksperte në auditimin dhe pasqyrat financiare, si dhe kontrollin e riskut. Fioranna kryen detyra profesionale në kompani si Satispay, Wikimedia, Guala Closures, Fincantieri dhe Autostrade per l'Italia.

Maurizio Scanavino

Prej pak kohësh drejtor i përgjithshëm i Juventus, Scanavino po përgatitet të marrë edhe rolin e administratorit të deleguar duke filluar nga 18 janari. Ai është gjithashtu CEO i GEDI, kompania mediatike që boton Repubblica, La Stampa, 10 gazeta lokale, Radio Deejay dhe platformën audio dixhitale OnePodcast. Inxhinier telekomunikacioni, Scanavino mori pjesë në rihapjen e Grupit Fiat, të udhëhequr nga Sergio Marchionne. Një ekspert në transformimin e biznesit, ai po zbaton evolucionin dixhital të GEDI, duke u fokusuar në teknologjitë e reja dhe blerjet e synuara.

Gianluca Ferrero

I diplomuar për Ekonomi dhe Tregti, Ferrero është kontabilist, auditor dhe konsulent teknik i gjyqtarit në Gjykatën e Torinos. Ai ka ndihmuar gjithmonë kompani dhe organizata të ndryshme të lidhura me familjen Agnelli. John Elkann e zgjodhi atë si President, duke e thirrur të formonte një Bord Drejtues të përbërë nga ekspertë dhe profesionistë, me detyrën për të mbrojtur Juventusin. Ai është gjithashtu nënkryetar i Banca del Piemonte dhe është anëtar i Bordit të Drejtorëve të Grupit të Pavarur të Italisë. Ai gjithashtu mban pozicione në shumë kompani duke përfshirë Fincantieri, Luigi Lavazza, Biotronik Italia, Praxi Intellectual Property, Nuo dhe Lifenet.

Diego Pistone

I diplomuar në Ekonomi dhe Tregti, Pistone mburret me përvojë 48 vjeçare në fushën e financave dhe kontrollit. Nga duart e tij kanë kaluar shumë kompani, në Itali dhe jashtë saj. Ai është marrë me sisteme furnizimi, after sale, zhvillimin e rrjeteve tregtare, kontrollin e menaxhimit dhe administrimin për shoqëri të ndryshme të Grupit Fiat. Që nga viti 2022 ai është drejtor dhe CFO i Finde, një kompani holding e Grupit Denegri. Pistone është edhe anëtar i bordit të drejtorëve të Diasorin.

Laura Cappiello

Ajo është eksperte në drejtësi dhe organe mbikëqyrëse. Capiello është diplomuar në drejtësi, e regjistruar në Dhomën e Avokatëve të Milanos. Ajo është Këshilltare e Lartë në departamentin e ligjit të korporatave të firmës ligjore Orrick. Capiello është marrë me bashkimet dhe blerjet, ligjin e korporatave dhe ligjin penal të korporatave. Ajo ka ndihmuar Fondo Atlante, Microsoft Corporation, Enel, Enel Green Poëer, Leonardo dhe shoqëri të tjera në transaksione të jashtëzakonshme. Ajo ka punuar për kompani të shumta italiane, duke u kujdesur për përgatitjen e Modeleve Organizative, duke marrë edhe postin e Presidentit në organe të shumta mbikëqyrëse.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI