Flash

'Shteti na ka shitur'/ Banorët e Bërxullës protestojnë para ambasadës amerikane

Lapsi.al 26 December 2022
'Shteti na ka shitur'/ Banorët e Bërxullës

Banorët e fshatit Bërxullë kanë dalë në protestë para ambasadës amerikanë në Tiranë. Ata protestojnë prej muajsh pasi banesat dhe pronat e të cilëve preken nga ndërtimi autostradës Thumanë-Kashar. Ata kërkojnë që prona e tyre të kompensohet sipas çmimit të tregut. Deri më sot nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga institucionet shtetërore. Sipas banorëve, kompania Gener2 që ka fituar koncesionin, ka nisur punën në terren pa pasur një leje ndërtimi dhe në kundërshtim me ligjin.

"Kemi tre muaj që protetsojmë kemi shkruar në cdo institucion, në Bashki, në Ministrinë e Infrastrukturës, kryeministri paralament dhe sot ju kemi drejtuar ambasadës amnerikan zonjës Yuri Kim. Ishalla dëgjohet zëri jonë. Se cdo institucion na ka hedhur në rrugë dhe nuk pyet dhe a jemi banorë a jemi qytetarët të kësaj qeverie. Kujt qeverie duhet ti drejtohemi sepse shteti jonë po i bën një sy qor dhe një vesh shurdh. Ku do shkojmë e ne banorët e Bërxuëllës ku do drejtohemi. Prandaj i bëjmë thirrje zonjës Yuri Kim të pyesi të vejë dorën në zemër dhe t'i drejtohet kësaj qeverie që po e nëpërmkëmb popullin e saj. Duhet të marrim parasysh këto protesta që kemi bërë këto muaj se në askush nuk po na përkrah. Në rast se ne nuk na perkrah asnjëri do të ketë pasoja më të rënda për këtë protestë që po bëhet do shkojmë deir në vetëflijim, nuk do të dorëzohemi sepse askush nuk po na mbështet. Në disa vende që ka qenë ku kanë pas shku edhe prap kanë filluar disa punime nuk do tia dijë njeri fare. ", tha njëri prej protestuesve. 

Banori:

"Ne jemi banorët e Bërxullës dhe kemi tre muaj që po protestojmë dhe nuk kemi lënë dikastere komuna kryeministrti dhe sot i jemi drejtuar ambasadës amerikane dhe ta dëgjojë gjithë Evropa se ne nuk po na jepet asnjë zgjidhje. Ne pronat po na i copëtojnë mespërmes pronat pa asnjë projekt pune. Njerëz me familje me blegtori dhe nuk e dimë se nga do të shkojmë. Këtu është bërë një katastrofë e madhe dhe presim dita doitës që të na jepet një rrugëzgjidhje.  Ata duan t'i zaptojnë tokat me forcë me polici. Dhe ambasadave të tjera do i drejtohemi. Sot është dita e 86 e protestës. Deri më sot asnjë instititucion nuk ka marrë mundimin më të vogël për të zgjdhur këtë problem. I bëj thirrje ambasadores Yuri Kim të na mbështetë në këtë protestë. Të shohë të gjitha aktet e paligjshëmirsë në këtë koncesion që ka nisur që në 2019. Shteti ia ka lënë pa garë koncensionarit ku jep të drejtën e tagrit për të vepruar kundër ligjit. "

Të këshilluara

Tjetër tërmet në juglindje të vendit

Lëkundje tërmeti janë ndjerë këtë mëngjes në juglindje të vendit. Nuk dihet ende magnituda e tyre. Ndërkohë mbrëmjen e djeshme një tjetër tërmet me mag...

10:45

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI