Flash

Tea Trifoni i rikthehet historisë me Andin: E bëra për show

Lapsi.al 26 December 2022
Tea Trifoni i rikthehet historisë me Andin: E bëra për show

Tea Trifoni ka folur së fundmi në Big Brother për pjesëmarrjen e saj në Përputhen. Gjatë një bisede me Ronaldon dhe Zhaklinën, ajo pranoi se gjithçka e ka bërë për show, referuar lidhje me Andin.

“Se bëj më atë gjë unë e kam ngrënë një herë atë gjë. Për lojë e bëra atë te “Për’puthen”. Historia që u shfaq në show, ishte e gjitha show. Ne ishim miq na ecte muhabeti si miq por kaq. Unë e bëra atë lojë si me zor, nuk më pëlqeu, ishte një gjë që e bëja me shtysa”, zbuloi Tea. “Isha shumë e re, nuk i kuptoja shumë gjëra. Nuk kisha fare eksperiencë të tillë, nuk e kisha idenë si funksionon televizioni. Prindërit e dinin që ishte aktrim, u mërzitën se u mërzita unë.”

Sa i përket Beartit, Trifoni u shpreh se romanca e tyre zgjati vetëm tre muaj “Për mua është diçka që është mbyllur para tre viteve edhe zgjati vetëm tre muaj”.

Rikujtojmë se pas largimit nga përputhem, Teau bë pjesë e emisionit më të ri “Goca dhe Gra”. Edhe pse ishte pjesë e disa episodeve që u zhvilluan, më vonë u mësua se nuk do të ishte më pjesë e programit. Në një lidhje ‘live’ me  Arian Konomi, ky i fundit e pyeti se pse nuk ishte pjese e formatit. “Me ndërrimin e qeverisë ndryshuan edhe bashkëpunëtorët e qeverisë. Ishte zhgënjyese dhe as nuk u falenderova edhe pse e nisëm gjithçka bashkë nga zero,” u shpreh ajo./Lapsi.al

Të këshilluara

Beyonce rikthehet në skenë

Beyonce do të rikthehet pas 4 vitesh në skenë. Ajo do marrë pjesë në një event ekskluziv në Dubai. Sipas The Sun, “Queen B” do të dalë në skenë për një shfaqje ...

11:31

Njihuni me dy opinionistët e Big Brother

Natën e sotme ka startuar edicioni i dytë i “Big Brother Vip”. Përpos konkurentëve që priten të zbulohen gjatë natës së sotme një vëmendje është edhe nga opinio...

21:30

Elhaida pranon lidhjen me Ledianin

Dashuria është në ajër mes Elhaidës dhe Ledianit. Madje, ata e pranuan në puntatën e “Dancing With The Stars” se janë të dashuruar dhe tashmë janë në një marrëd...

14:52

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI