Flash

Zbulohet arsyeja përse Mauro Icardi i shkon pas Wanda Nara: në rast divorci duhet t'i japë asaj 100 milionë euro

Lapsi.al 26 December 2022
Zbulohet arsyeja përse Mauro Icardi i shkon pas Wanda Nara: në rast

Gruaja e sulmuesit të Galatasaray, Mauro Icardi, Wanda Nara, mund të marrë një rekord prej 100 milionë eurosh në rast divorci. Në fillim të nëntorit, argjentinasja konfirmoi se kishte hyrë në procedurat e divorcit me sulmuesin 29-vjeçar. Shoë girl-i, bashkëshorte e ish-kapitenit të Inter, gjithashtu njoftoi se nuk ishte më menaxhere.

Histori nuk mbyllet me kaq. Po në muajin nëntor, futbollisti argjentinas njoftoi pajtimin me modelen. Një pasjtim i vështirë e delikar, sepse gjatë kohës së ndarjes, Wanda arriti të ketë një relacion me reperin L-Gante. Vetë Icardi u përfol për një lidhje me aktoren turke Devrim Ozkan. Tani Wanda Nara pretendon se nuk ishte e mundur të rivendoseshin marrëdhëniet me futbollistin. Ndoshta për argjentinasen ndarja nuk është një problem, por për sulmuesin e Galatasaray po. Në rast divorci nga Icardi, modelja mund të marrë prona dhe asete për dicka më pak se një vlerë prej 100 milionë euro.

Lexo më tej: Në çështjen e zhurmshme mes Wanda e Mauro ndërhyn brutalisht Guido, vëllai i Icardi: “Një qenie e pështirë”

HISTORIA E TRAZUAR E ÇIFTIT ICARDI-NARA

Mes të dyve këto kohë pati shumw ulje e ngritje. Ndarja mes Icardi dhe Wanda Nara dukej përfundimtare dhe e pandreqshme. Futbollisti, fillimisht u përpoq të mohonte fjalët e gruas së tij, më pas u hodh në sulm, duke nxjerrë vrer në rrjetet sociale. Maurito madje u përfol se kishte shkarkuar Wanda Nara nga roli i menaxheres së tij. Sipas mediave turke, argjentinasi i ka bllokuar një çek 1 milion euro ish-bashkëshortes së tij.

E gjitha kjo, pasi në rrjetet sociale ‘mbinë’ fotot ku Wanda Nara puthet me një burrë tjetër, reperin e ri L-Gante. Këngëtari 22-vjeçar dhe sipërmarrësja argjentinase, menaxhere e ish-bashkëshortit Mauro Icardi, kishin kohë në një marrëdhënie të ngushtë. Kjo edhe për shkak të bashkëpunimit komercial mes të dyve. Një bashkëpunim që mesa duket kaloi në diçka më të qëndrueshme. Sipas dëshmitarëve, 35-vjeçarja argjentinase e shoqëroi reperin në një emision dhe më pas të dy u ndanë, duke shkëmbyer puthje, të sigurt që nuk do të shiheshin. Pas kësaj erdhi ripajtimi e një tjetër divorc... këtë herë përfundimtar. Sidomos kur në lojë janë 100 milionë euro.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI