Flash

66-vjeçari i dehur s'ngeli i kënaqur nga shërbimi në Fast-Food, plagos punonjësin

Lapsi.al 27 December 2022
66-vjeçari i dehur s'ngeli i kënaqur nga shërbimi në

Një 66-vjeçar është arrestuar në Lushnje. Ai ka goditur me thikë në gjendje të dehur punonjësin e një fast-food-i. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:40 në lagjen "Xhevdet Nepravishta". I plagosuri, 22-vjeç, po merr mjekim në spitalin e Lushnjës, ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I PLOTË:

Lushnjë

Goditi me thikë 22-vjeçarin, gjatë një konflikti të çastit, vihet në pranga autori. Rreth orës 12:40, në ambientet e një fast food-i, në lagjen "Xhevdet Nepravishta", dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi A. C., 66 vjeç, në gjendje të dehur, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin L. M., 22 vjeç, kamarier në këtë fast food. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar shtetasin A. C., në Komisariat. Shtetasi L. M. po merr mjekim në spitalin e Lushnjës. Po kryhen veprimet nga grupi hetimor, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të këshilluara

Dëmtohen skulpturat e parkut të Korçës

Skulpturat e parkut të Korçës janë dëmtuar. Sipas informacioneve janë dëmtuar 2 prej skulpturave të bllokut muzeal që ndodhet në hyrje të parkut. Dëmtimi i tyre...

10:45

Digjet gjatë natës makina luksoze në Vlorë

Një makinë luksoze është djegur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në Vlorë. Makina ka qënë në pronësi të Danil Qendrajt. Mësohet se ngjarja ka ndodhur r...

09:43

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI