Flash

Liverpool bën goditjen e parë të merkatos së janarit: Gakpo mbërrin në Anfield Road nga Psv

Lapsi.al 27 December 2022
Liverpool bën goditjen e parë të merkatos së janarit: Gakpo
Pas mbylljes së Kupës së Botës dhe festës së Krishtlindjes, gjithcka përqendrohet në merkaton e transferimeve. E ishte Liverpooli ai që realizoi goditjen e parë të sesionit dimëror. E çfarë goditje për Reds. Drejtuesit e klubit të Merseyside kanë djegur konkurrencën e Manchester United dhe Arsenal, si dhe të PSG e Barcelona. Në fakt, në Anfield Road kanë siguruar performancën e talentit të PSV Eindhoven Cody Gakpo. Mesfushori ishte një protagonist i shkëlqyer edhe në Katar me fanellën e Holandës. Pjesa e parë e sezonit shumë nën pritshmëri (-15 nga kryesuesit e Arsenal) bindi drejtuesit e Liverpool të veprojnë. Reds bëjnë kështu goditjen e parë të madhe të të ashtuquajturit merkato riparimi. Cody Gakpo zbarkon në Premier League nën urdhërat e Jurgen Klopp. 23-vjeçari vjen nga Psv Eindhoven, me të cilin debutoi në vitin 2018. Holandezi shënoi 55 gola në 159 paraqitje, në pak më pak se 4 vjet. Njoftimin për marrëveshjen e ka bërë vetë klubi holandez. Sulmuesi kishte përfunduar në syrin e shumë klubeve të mëdha evropiane. Kështu, Reds përshpejtuan negociatat në orët e fundit duke e çuar marrëveshjen në finalizim.

SHIFRAT E TRANSFERIMIT

Për momentin, shifrat zyrtare nuk dihen ende. Por drejtori sportiv i PSV Marcel Brands foli për "shitjen më fitimprurëse në historinë e klubit". Sipas faqeve të specializuara, Liverpool dhe holandezët kanë gjetur një marrëveshje mbi bazën e 42 milionë euro plus bonuse. Një kontratë katërvjeçare është gati për Gakpo në Anfield Road. Lojtari në orët e ardhshme do të niset drejt Anglisë për vizitat e zakonshme mjekësore. Anësori ofensiv djathtosh, i datëlindjes 1999, preferon të niset nga e majta dhe më pas të dalë në këmbën e tij të fortë. Këtë sezon mes Psv dhe Holandës Gakpo ka shënuar 17 gola dhe 18 asiste. Padyshim një kartëvizitë e mirë për Liverpool.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by PSV (@psv)

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI