Flash

Real Madrid, shtatë parametra zero për 2023 e më shumë se një dyshim: edhe Topi i Artë mes tyre

Lapsi.al 27 December 2022
Real Madrid, shtatë parametra zero për 2023 e më shumë se

Zyra e rinovimeve të Real Madrid është e tejmbushur. Viti 2023 do të sjellë me vete shtatë parametra zero: Benzema, Modric, Kroos, Asensio, Ceballos, Nacho dhe Mariano. Shtatë lojtarë, po aq skenarë të ndryshëm, por të gjithë tashmë me një zgjidhje. Klubi, siç raporton AS, nuk do të gjendet i papërgatitur.

TË PAPREKSHMIT

Benzema ka përjetuar një 2022 shumë të çuditshëm. Fantastik deri në nëntor, për t'u harruar në dy muajt e fundit. Megjithatë, mbeten 44 gola dhe 15 asiste që e kanë udhëhequr Real në kampionat dhe Champions League. Rënia e kohëve të fundit (6 gola në 12 ndeshje) nuk garanton një zgjatje automatike të kontratës. Megjithatë në Madrid ende e duan Karim Benzema të paktën edhe për një vit. Cështje ndryshe për Modric, 38-vjeçar në shtator. Performanca e tij është larg kartës së identitetit. Trashëgimtarët e tij janë identifikuar në emrat e Bellingham dhe Enzo Fernández. Por kjo nuk do të thotë se Luka nuk mund t'i udhëheqë ata përpara se të largohet. Për ta bërë këtë, duhet të rinovojë dhe, për momentin, asgjë nuk tregon ndryshe.

TË PASIGURTË

E ja ku janë pasiguritë e Real Madrid. Para së gjithash Toni Kroos. Qëndrimi i tij varet nga performanca e tij. Tani për tani ai është lojtari i katërt më i përdorur në skuadër (1393 minuta). Nacho është "i dymbëdhjeti" thelbësor në paketën e prapavijës. Ardhja e Rüdiger e ka bërë atë më pak të nevojshëm, por lojtari nga Alcalá shpreson të zgjasë qëndrimin e tij deri të paktën në vitin 2024. Tashmë ka kontakte mes palëve që kërkojnë një shtrëngim duarsh, që mund të vijë. Edhe Asensio duket se i ka bërë drejtuesit të ndryshojnë mendje. Spanjolli dukej se ishte një këmbë e tre të katërtat larg Madridit gjatë verës. Pastaj arriti në pikën që fitoi një vend në listën e Luis Enrique për Kupën e Botës. I rehabilituar në sytë e Ancelottit, ai dëshiron të vazhdojë. Për të do të flitet më pas.

NË DALJE

Dani Ceballos është një cështje e ngjashme me Asensio, por ndryshe nga shoku i tij, ai nuk mund të gjejë hapësira. Për më tepër ai është pas Tchouameni dhe Camavinga, si dhe padyshim Modric. Është e vështirë të ketë pretendime, veçanërisht nëse në Casa Blanca arrijnë kërkesa. “Dëbimi” pranë qoshes edhe për të fundit që shkon në skadencë. Lamtumira e Mariano Diaz është çështje kohe. Nuk është pjesë e planeve. E duke u larguar në transfertë të lirë, ai do të ketë më shumë shanse për të gjetur një klub të ri.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI