Flash

Aksident masiv në Kinë, qindra makina përplasen në autostradë

Lapsi.al 28 December 2022
Aksident masiv në Kinë, qindra makina përplasen në

Qindra makina u përplasën në një autostradë në Kinën qendrore, njoftoi transmetuesi shtetëror CCTV të mërkurën. Makina, furgona dhe kamionë u përplasën me njëri-tjetrin në një pjesë të autostradës. Ndërkohë raportohet se ka vetë një viktimë nga ngjarja.

Aksidenti ndodhi për shkak të dukshmërisë së ulët nga mjegulla pranë qytetit Zhengzhou, provincën Henan. Aksidenti përfshiu të paktën 200 automjete.  Aksidentet rrugore janë të zakonshme në Kinë për shkak të mungesës së kontrolleve të rrepta të sigurisë. Në shtator, 27 pasagjerë vdiqën pasi një autobus që i transportonte në objektet e karantinës në provincën jugperëndimore Guizhou u përmbys në një autostradë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI