Flash

Kely, e bija e Pelé poston foton me të atin: "Momentet e lumtura janë të përjetshme"

Lapsi.al 28 December 2022
Kely, e bija e Pelé poston foton me të atin: "Momentet e

“Koha fluturon... momentet e lumtura janë të përjetshme!”. Kështu ka shkruar vajza e Pele, Kely Nascimiento, në një postim në Instagram. Vajza ka zgjedhur të publikojë një imazh familjar me një O'Rei të buzëqeshur. Kely nuk është ndarë nga babai i saj gjatë gjithë qëndrimit të tij në spital, në São Paulo. Fotoja tregon Pelé me Kely dhe motrat e tij, Jennifer dhe Flavia, në një gala në Pelé Pequeno Príncipe Institute. Është një fondacion që mban emrin e brazilianit dhe i dedikohet kërkimit shëndetësor për fëmijët dhe të rinjtë.

Pelé u shtrua më 29 nëntor në spitalin Albert Einstein, në São Paulo. Fillimisht ai u shtrua në spital për të rivlerësuar kimioterapinë kundër kancerit të zorrës së trashë. Qëllimi ishte për të trajtuar një infeksion të rrugëve të frymëmarrjes. Por ditët e fundit gjendja shëndetësore e kampionit të madh brazilian është përkeqësuar.

ANKTH E PRITJE PËR NJË KOMB TË TËRË

Jashtë spitalit Albert Einstein është një turmë e tërë e mbledhur. Lajmet që vijnë me pikatore e kanë rritur ankthin që zgjat prej gati një muaji. Foto e vajzës së Pele, që hoqi velin e konfidencialitetit të familjes dhe tregoi një përqafim të ngrohtë, me një fjali të qartë (“Edhe një natë me të”) i ka bërë të gjithë më të ndjeshëm.

Miti që bashkoi një vend të pafund, njeriu i mijëra golave, është ende i shtruar në spitalin Albert Einstein. Pele nuk i përgjigjet më trajtimit me kemioterapi për kancerin e zorrëve. Jashtë lëvizjet e gazetarëve janë të pandërprera. Tifozë me fanella të Santos kalojnë e shumë ndalojnë për të kërkuar lajmet që stafi mjekësor dhe familja i filtron me shumë rigorozitet. Mbreti është i mbrojtur dhe sigurisht nuk është vetëm. Natën e Krishtlindjes ishte mbledhur aty e gjithë familja. Jo vetëm vajza e tij Kely, por edhe vëllezërit e tij Flavia, Edinho, Joshua dhe Celeste, si dhe gruaja e tij Marcia Aoki. Ata bënë foto ku dukeshin fytyrat e rraskapitura, por të buzëqeshura. Për t'i transmetuar energjitë e duhura njeriut të madh Pele deri në frymën e fundit.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI