Flash

Kremlini hedh poshtë propozimin e Zelensky-t për planin e paqes

Lapsi.al 28 December 2022
Kremlini hedh poshtë propozimin e Zelensky-t për planin e paqes

Kremlini ka hedhur poshtë planin e paqes prej 10 pikash të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, duke thënë se propozimet për t’i dhënë fund konfliktit duhet të marrin në konsideratë “realitetet e sotme” të katër rajoneve të Ukrainës që i janë bashkuar Rusisë.

“Nuk mund të ketë asnjë plan paqeje për Ukrainën që nuk merr parasysh realitetet e sotme në lidhje me territorin rus, me hyrjen e katër rajoneve në Rusi. Planet që nuk i marrin parasysh këto realitete nuk mund të jenë paqësore”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov.

Rusia aneksoi rajonet Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia si pjesë të territorit të saj në shtator pas referendumeve që Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë i quajtën të rremë.

Plani i paqes prej 10 pikash i Zelensky, të cilin ai e shpalli për herë të parë në nëntor, parashikon tërheqjen e trupave ruse nga Ukraina, që do të nënkuptonte që Rusia të heqë dorë nga katër rajonet dhe Krimea.

Kremlini ka thënë vazhdimisht se është i hapur për bisedime paqeje me Ukrainën.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI