Flash

"Më quani Kvaradona": Khvicha Kvaratskhelia beson në titullin kampion të Napolit

Lapsi.al 28 December 2022
"Më quani Kvaradona": Khvicha Kvaratskhelia beson në

Khvicha Kvaratskhelia, anësori i Napoli, ka folur për DAZN për perspektivat trengjyrëshe të skuadrës së Spalletti: “Ne kemi ende shumë kohë përpara nesh dhe duhet të luajmë shumë ndeshje. Për ne çdo ndeshje është thelbësore dhe padyshim që do të bëjmë gjithçka për të arritur këtë objektiv. Sa herë që futemi në fushë e bëjmë për të fituar. Pastaj, koha do të na tregojë se çfarë do të ndodhë".

Është e pashmangshme pyetja se kush është sekreti i trukeve të shumta teknike, që e shohin protagonist në fushë: “Punoj shumë me veten time - tha Khvicha -. Shpesh përpiqem të mësoj dhe të provoj lojëra dhe zgjidhje të reja. Tentoj të bëhem edhe më i paparashikueshëm. Gjithçka që mund të tregojnë për mua të jetë tashmë e vjetër dhe e kaluar. Kështu, nuk do të jetë kurrë e dobishme për të tjerët. Varet nga situata, çdo moment ka të tijin, nuk mund të zgjedh një truk të veçantë. Tuneli? Këto nuk janë gjëra që mund t'i mësosh duke u stërvitur. E bëj nëse vërej se tuneli mund të jetë një mënyrë për të kapërcyer një lojtar. Nëse është zgjidhja më e mirë në atë rast dhe nëse kushtet e lejojnë, atëherë po, do ta provoj tunelin. E përsëris: varet nga momenti, por nuk jam stërvitur kurrë për këtë".

PSEUDONIMI I PREFERUAR

Për tifozët e Napolit dhe qytetin Khvicha ka vetëm fjalë të bukura: "Napoli është i mahnitshëm për bukurinë e tij. Madje napolitanët janë njerëz të jashtëzakonshëm. Këtu qyteti jeton me dashurinë për futbollin, të gjithë e kuptojnë futbollin në Napoli. Kur je lojtar është motivues kur i gjithë qyteti brohoret për ty dhe të transmeton dashuri në cdo moment. Për mua ky qytet është dashuri. Pseudonimet? Janë të gjithë shumë të bukur dhe të këndshëm. Por kur një pjesë e vogël e emrit Maradona lidhet me emrin tënd, është një nder. Të krijon një emocion ndryshe nga të tjerët. Më mbush me krenari. Sot 'Kvaradona' është padyshim i preferuari im".

CR7 APO MESSI?

Messit dhe Cristiano Ronaldo është një debat i të paktën dy dekadave, por Kvicha ka mendimin e tij: “Vendosa të luaj me numrin 77 por nuk ka asnjë lidhje direkte. 7 është numri im i preferuar, po ashtu edhe ai i Ronaldos, ndaj zgjodha 77. Sa i përket dualizmit mes Ronaldo dhe Messi, kam thënë gjithnjë se është vështirë t'i krahasosh. E vlerësoj shumë Ronaldon, sepse të kesh një kundërshtar si Messi për kaq shumë kohë dhe pothuajse gjithmonë në të njëjtin nivel është shumë komplekse. Kjo është edhe arsyeja pse idhulli im është Ronaldo. Por sigurisht që Messi është një futbollist fantastik dhe është gjithmonë kënaqësi ta shohësh duke luajtur”.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI