Flash

Rita Ora arrin mbi 6.1 miliardë dëgjime në Spotify

Lapsi.al 28 December 2022
Rita Ora arrin mbi 6.1 miliardë dëgjime në Spotify

Rita Ora ka arritur një tjetër sukses në karrierën e saj. Përmes rrjetit social, Instagram, Rita ka zbuluar se ka ka arritur në Spotify mbi 6.1 miliardë dëgjime nga të gjitha këngët. Gjithashtu ajo ka premtuar që vitit 2023 do të shënojë një kapitull të ri në karrierën e saj dhe do të publikojë albumin ri në janar.

Së fundmi Ora komentoi edhe “grindjen” me Rihanna-n. Artistet  kanë qenë pjesë e “Roc Nation” dhe këngëtarja me orgjinë shqiptare ka paditur shtëpinë diskografike asokohe pasi nuk e lejuan të bënte më shumë se një album.

“Pse nuk po dilte muzika?”, u pyet Rita nga gazetari. “Nuk e di”, tregoi ajo. “Unë kam incizuar në atë studio për dy ose tre vjet rresht. Ishte një moment i tërë që do të ndodhte, unë xhirova një klip dhe ata e larguan atë. U ndjeva vërtet e zhgënjyer”. “Është raportuar se e gjithë muzika i shkonte Rihannas", u shpreh gazetari.

“Nuk mund të flas në emër të njerëzve të tjerë. Mendoj se publikisht ata gjithmonë i vënë femrat kundër njëra-tjetrës. Unë nuk kam qenë gjë tjetër veçse një fanse dhe gëzoj respekt për të dhe do të jem gjithmonë respektuese ndaj saj”,u përgjigj Rita./Lapsi.al

Të këshilluara

Dhurata e Meghan Markle për Princ William

Meghan Markle thuhet se i dha Princit William një lugë me fjalët" cereal killer"  për Krishtlindjet 2017. Pretendimi u bë në librin e vitit 2020 "Gjetja e Li...

15:53

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI