Flash

Zelensky: Kjo do të jetë një javë shumë e rëndësishme për Ukrainën

Lapsi.al 28 December 2022
Zelensky: Kjo do të jetë një javë shumë e

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se kjo javë do të jetë e rëndësishme për vendin e tij teksa po afron viti i ri dhe lufta ende vazhdon.  Gjatë një fjalimi, Zelensky tha se periudha është kritike pasi “ne po hyjmë në vitin e ardhshëm dhe duhet të ruajmë qëllimet tona kombëtare”.

“Sigurisht, bëhet fjalë për çlirimin e tokës tonë nga armiku, rikthimin e popullit tonë në shtëpi, hapjen e mundësive të reja për Ukrainën në botë, të gjitha këto janë detyra për të ardhmen e afërt. Dhe jo vetëm për shtetin, por edhe për secilin prej nesh”, tha Zelensky.

Zelensky tha se së shpejti do të paraqesë pikëpamjen e tij mbi “zbatimin e këtyre detyrave” në mesazhin e tij vjetor drejtuar parlamentit ukrainas.

Ai shtoi se kjo do të jetë një deklaratë për situatën e jashtme dhe të brendshme në Ukrainë.

“Unë dua që ky mesazh të mos jetë një raport, por dialogu ynë për vitin e ardhshëm”, tha Zelensky.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI