Flash

Zhduket Ramsey, habit shpjegimi i itrajnerit: ish-lojtari i Juventus nuk kthehet te Nice pas Botërorit

Lapsi.al 28 December 2022
Zhduket Ramsey, habit shpjegimi i itrajnerit: ish-lojtari i Juventus nuk kthehet

Aaron Ramsey mungon në apel. Mesfushori nuk është kthyer ende te Nice dhe trajneri Favre mundohet të shpjegojë arsyet e mungesës së tij. Uellsi, 64 vjet pas herës së fundit, arriti të kualifikohej në Kupën e Botës. Megjithatë, për Gareth Bale dhe shokët e tij, përvoja në Katar nuk zgjati shumë. Skuadra e Page përfundoi e fundit në grupin B, pas Anglisë, Shteteve të Bashkuara dhe Iranit duke u eliminuar.

Kombëtarja e Uellsit ishte ndër skuadrat e para që la turneun. Si normalisht, lojtarët, pas disa ditësh pushimi, iu bashkuan klubeve përkatëse. Të gjithë përveç Ramsey. Mesfushori nuk është kthyer ende te Nice. Uellsi luajti ndeshjen e fundit në Lindjen e Mesme më 29 nëntor, kundër Tre Luanëve. Aaron megjithatë, pas rreth një muaji, ende nuk është kthyer në Francë.

Lajmi u konfirmua nga trajneri i Nice, Lucien Favre në një konferencë për shtyp. Zvicerani ka një shpjegim: “Nëse Ramsey është kthyer pas Kupës së Botës? Jo, ende jo. Arsyeja? Mendoj se është e vështirë për të që të tresë mënyrën se si shkoi. Ramsey po merr kohën e tij për të rifituar qetësinë e humbur. Kupa e Botës e zhgënjeu thellë. Mendoj se Katari ishte një përvojë shumë e vështirë për të. Do të shohim se çfarë do të ndodhë më vonë Ai ishte shumë i zhgënjyer me rezultatin e Kupës së Botës, i duhet kohë. Sinqerisht nuk e di kur do të kthehet”.

Ramsey mbërriti te Nice gushtin e kaluar. Në korrik, lojtari nënshkroi ndërprerjen konsensuale të kontratës së tij me Juventus. Uellsiani ishte transferuar në Torino nga Arsenal në vitin 2019, por i zhgënjeu shumë pritshmëritë. Mesfushori nuk shkëlqeu në Itali, përkundrazi. Ai me siguri do të mbahet mend për dëmtimet e shumta dhe shumë pak paraqitje.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI