Flash

Mac Allister pranon transferimin: Juventus tani duhet të shesë McKennie

Lapsi.al 29 December 2022
Mac Allister pranon transferimin: Juventus tani duhet të shesë

Një kampion bote për Juventus. Alexis Mac Allister ka bërë të ditur se vlerëson destinacionin bardhezi. Skuadra e Max Allegri është në kërkim të një përforcimi në mesfushë. Torinezët kanë evidentuar argjentinasin si profilin e duhur. E sigurtë është se transferimi synohet në verë kur, duke përjashtuar kthesat e bujshme, Adrien Rabiot (që shkon në skadencë) do të thotë lamtumirë. Ëndrra e Juves megjithatë është të përshpejtojë ardhjen e 24-vjeçarit nga Brighton që në janar. Edhe pse, në këtë rast, do të duhej fillimisht një transferim, ku të gjitha të dhënat tregojnë nga Weston McKennie.

Mac Allister, shkruan Gazzetta dello Sport, e konsideron Juven një ekip "të jashtëzakonshëm". Argjentinasi do të përqafonte me kënaqësi ngjyrat bardhezi, nëse një ofertë e përshtatshme do të mbërrinte te Brighton. Çmimi, duke pasur parasysh paraqitjet në Katar 2022, është rritur mbi 40 milionë euro. Skuadra e drejtuar nga De Zerbi është e shtata në renditje. Anglezët kanë çdo interes që të mos privohen nga klasi i Mac Alliester para përfundimit të sezonit. Në atë pikë, problem do të jetë interesi i skuadrave të tjera, mbi të gjitha Atletico Madrid.

Nëse Juve do të fitonte para nga shitja e McKennie, që pëlqehet nga disa klube angleze, bardhezinjtë do të digjnin çdo konkurrent. Tashmë të paturit aprovimin e lojtarit e vendos klubin në një pozitë të fortë. Por një negociatë me një shoqëri si Brighton, e aftë për të shitur Cucurella te Chelsea për 72 milionë euro, nuk është e thjeshtë. Jo se objektivi Milinkoviç-Savic, një tjetër dëshirë e madh (këtë verë) për mesfushën, është më i lehtë të arrihet me Lotito...

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI