Flash

Video/ Neymar nuk heq dorë nga 'vesi' i simulimit: dy kartonë të verdhë në 1 minutë me PSG

Lapsi.al 29 December 2022
Video/ Neymar nuk heq dorë nga 'vesi' i simulimit: dy

Pas pauzës së gjatë për Kupën e Botës u rikthye në fushë edhe kampionati francez. Java e 16 e Ligue 1 ka shënuar edhe fitoren 2-1 të PSG në kohën shtesë, kur luante me 10 lojtarë. Vendosi një penallti e fituar dhe e realizuar nga Mbappé në minutën e 96'. Ajo kundër Strasbourg megjithatë do të mbahet mend për mbrëmjen zhgënjyese të brazilianëve të rikthyer. Marquinhos shënoi në portën kundërshtarë e pastaj në të tijën, ndërsa Neymar u ndëshkua me karton të kuq.

Mbappé dhe Marquinhos zgjidhën ndeshjen e PSG-së kundër Strasbourg. Në të njëjtën ndeshje protagonist, por negativisht ishte Neymar. Ylli i Selecao, pas zhgënjimit të lamtumirës së Botërorit në çerekfinale kundër Kroacisë, u përjashtua me dy kartonë të verdhë. Simulimi është i dukshëm, por braziliani ka shpërthyer nervozizmin e tij kundër arbitrit. Agresiviteti i Neymar ka qenë i tepruar, me akuzat e thëna para fytyrës së Clement Turpin. Arbitri ka pritur me qetësi daljen nga fusha të O'Ney.

Lexo më tej: FOTO/ Neymar i pangushëllueshëm: dëshpërimi i Brazilit, pas eliminimit në Botëror

Dy kartonë të verdhë në fakt të marrë në harkun e 60 sekondave. Fillimisht, në minutën e 61', braziliani i dha një goditje me dorë fytyrës së kundërshtarit, në tentativë për tu ç'liruar. Pastaj, në të 62', ai u hodh në zonë për të fituar një 11 metërsh, duke marrë kartonin për simulim. Sic duket traumat e dështimit në Katar shqetësojnë akoma numrin 10 të PSG. E megjithatë, ajo që tifozët nuk duan, është një lojtar simulues. Por ndoshta Neymar nuk heq dot dorë nga "vesi" i tij. PSG kryeson klasifikimin në Francë me 44 pikë, tetë përpara RC Lens, që ka një ndeshje për të luajtur. Strasbourg është në vendin e 19 në kuotën e 11 pikëve, në rrezik serioz për rënien nga kategoria.

https://www.youtube.com/watch?v=zLA-U0M7DaI

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI