Flash

Video/ Pogba “provokon” tifozët e Juventus, shpërthejnë kritikat: "Ish-futbollist"

Lapsi.al 29 December 2022
Video/ Pogba “provokon” tifozët e Juventus,
Ditët e fundit, tifozët e Juventusit kishin reaguar me kritika të ashpra ndaj postimeve sociale të Paul Pogba. Francezi ishte duke kaluar pushimet e Krishtlindjes mes dëborës, gjë që nuk i ka pëlqyer tifozëve bardhezinj. Mesfushori francez nuk ka grumbulluar ende asnjë minutë këtë sezon, për shkak të një dëmtimi të meniskut gjatë verës. Edhe për këtë arsye, ai ishte akuzuar për mungesë angazhimi dhe se kishte vënë në rrezik muaj të tërë terapie dhe rehabilitimi. Mesfushori ka dashur t'u përgjigjet të gjithë kritikëve të tij, me një video ironike të postuar në Instagram. Reagimi i Pogba nuk është pritur mirë nga tifozët, që shpërthyen në kritika të reja. Postimi i Pogba, i buzëqeshur dhe i argëtuar në dëborë, ndezën acarimin e tifozëve të Juventus. Ata e mbuluan me kritika mesfushorin francez. E përgjigja e këtij të fundit nuk vonoi. Në profilin e tij në Instagram ai postoi një video ku imiton sikur bën ski. Një mënyrë për të kapërcyer polemikën dhe për t'i bërë tifozët të qeshin. Por mesa duket vetëm ish-lojtari i United ka qeshur. Tifozët e Juventus e kanë sulmuar profilin e tij me komente plot indinjatë për videon.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Paul Labile Pogba (@paulpogba)

KOMENTET E TIFOZËVE

Tifozët e Juves, janë ndjerë të tallur, kanë mbuluar me komente të forta postimin ironik të Pogba. Madje ka nga ata që i kanë shkruar një lloj letre në anglisht: “I dashur Paul, problemi nuk është nëse je duke bërë ski apo jo (...). Por duke qenë se nuk ke luajtur asnjë minutë në këtë kampionat, edhe për shkak të vendimi tënd për të shtyrë ndërhyrjen, ndoshta mund të kishit shmangur fotot e relaksimit tënd”, ka shkruar një tifoz dashamirës. Por ka edhe nga ata që janë treguar shumë më të drejtpërdrejtë: “Shko stërvitu! 6 muaj për një menisk!“, komentoi një tifoz, ndërsa dikush gjykoi me elokuencë: “Ish-futbollist”.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI