Flash

Zhduket babai i futbollistit gjerman Brünker: 100 policë, qen e helikopterë, por asnjë gjurmë

Lapsi.al 29 December 2022
Zhduket babai i futbollistit gjerman Brünker: 100 policë, qen e

I zhdukur, prej gati një jave. Më 23 dhjetor humbën të gjithë gjurmët e Dirk Brünker, babait 61-vjeçar të Kai, sulmuesit të Magdeburg (divizioni i dytë gjerman). Babai i futbollistit u zhduk pasi shkoi në një restorant mbrëmjen e së premtes 23 dhjetor. Në fund të darkës ai u kishte bërë të ditur darkuesve se do shkonte të takonte një mik. Gjatë rrugës do t'i duhej të kalonte Brigach, një lumë që e ndan Villingenin në dy pjesë.

Të mërkurën, pesë ditë pas zhdukjes, policia, e aktivizuar që në orët e para të zhdukjes, lëvizi duke përdorur mbi 100 agjentë, qen dhe helikopterë. Megjithatë, ende nuk ka gjurmë të personit të zhdukur. As përdorimi i një kamere të imazhit termik nuk ndihmoi në gjurmimin e tij. “Ne po hetojmë në të gjitha drejtimet, nuk po përjashtojmë asnjë pistë”, tha një zëdhënës i policisë.

Lexo më tej: Zhduket Ramsey, habit shpjegimi i itrajnerit: ish-lojtari i Juventus nuk kthehet te Nice pas Botërorit

Nëpërmjet rrjeteve sociale Kai Brünker ka dashur të falënderojë ndjekësit, që po e mbështesin në këto orë ankthi: “Unë dhe familja ime jemi befasuar nga pjesëmarrja juaj në kërkimin e babait tim. Ne dëshirojmë t'ju falënderojmë për këtë. Nuk ka asgjë më të rëndësishme se familja. Vlerësoni tuajën dhe shijoni kohën e kaluar me të dashurit tuaj”. Fjalë zemre të futbollistit, me shpresën se do të përqafojë shpejt të atin.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI