Flash

Rusia nuk ndalet as për festa, sulmon Ukrainën me dronë kamikazë

Lapsi.al 30 December 2022
Rusia nuk ndalet as për festa, sulmon Ukrainën me dronë

Rusia lëshoi 16 dronë “kamikaz” në Ukrainë tha ushtria e Kievit të premten, një ditë pasi Moska lëshoi dhjetëra raketa në breshërinë e saj të fundit kundër infrastrukturës së Ukrainës.

Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se të gjithë dronët, për të cilët tha se ishin dërguar nga juglindja dhe veriu, ishin shkatërruar nga mbrojtja ajrore.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko tha në kanalin e tij Telegram se shtatë dronë ishin drejtuar në kryeqytet dhe se pesë u shkatërruan brenda qytetit dhe dy para se të arrinin në Kiev.

Një ndërtesë administrative në qytet u shkatërrua pjesërisht, sipas Serhiy Popko, kreu i administratës ushtarake të Kievit, i cili gjithashtu tha se nuk kishte informacion për ndonjë viktimë.

Rusia ka nisur valë të shumta sulmesh me dronë dhe raketa kundër Ukrainës që nga mesi i tetorit, duke dëmtuar rëndë infrastrukturën e saj energjetike./REL/

Të këshilluara

Meloni parashikon të vizitojë Kievin

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka thënë se nuk ka shenja se Rusia dëshiron paqen në Ukrainë, duke kërkuar mbështetjen e vazhdueshme ndërkombëtare për Kie...

18:15

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI