Flash

Arabia Saudite, CR7 njeriu imazh për Botërorin 2030: një biznes prej 1 miliardë euro e nga 2025 si ambasador

Lapsi.al 31 December 2022
Arabia Saudite, CR7 njeriu imazh për Botërorin 2030: një biznes

Dyqind milionë euro në sezon për një kontratë dyvjeçare e gjysmë deri në vitin 2025. Futbollisti super fitues do të jetë atëherë dyzet vjeçar. Koha për tu tërhequr nga futbolli me pesë trofe të Champions League në vitrinën e tij personale. Pa harruar edhe pesë Topa të Artë. Pjesa e dytë e propozimit nis ekzaktësisht atëherë. Ronaldo do të jetë njeriu imazh dhe ambasadori për kandidaturën e Arabisë Saudite për të pritur Kupën e Botës 2030. Sauditët e kërkojnë organizimin e turneut madhor së bashku me Egjiptin dhe Greqinë. Një marrëveshje, ajo e arritur nga Cristiano Ronaldo me Al Nassr, që do t'i sjellë gjithsej një miliardë euro deri në vitin 2030. Një shifër astronomike që e bindi CR7 të ndalojë kërkimin për një klub europian. Portugezi, në fakt, synonte një skuadër që mund t’i garantonte një tjetër sezon në Champions League.

Lexo më tej: Cristiano Ronaldo, fjalët e para pas transferimit: “Mezi pres të nis: vizioni i Al-Nassr më stimulon”

Përpjekjet e fundit – siç raporton ‘Repubblica’ – janë bërë me Real Madrid e mikut Florentino Perez dhe me Eintracht Frankfurt, por pa rezultatin e shpresuar. Sipas ESPN, CR7 ishte takuar disa herë edhe me Sporting Kansas City, që do t'i garantonte atij një angazhim shumë afër 200 milionëve. Sidoqoftë, Ronaldo është bërë tashmë lojtari më i paguar ndonjëherë. Më shumë se rivali i tij i përjetshëm Lionel Messi (120 milionë mes pagave dhe sponsorëve) dhe Kylian Mbappé (128). Dyqind milionë në vit, 16.6 milionë në muaj, 3.8 milionë në javë, 550.000 euro në ditë, 23.000 euro në orë, 385 euro në minutë. Numra befasues.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI