Flash

Historia e pabesueshme e Jordi Amat: nga mbrojtës i Swansea në princ të Indonezisë

Lapsi.al 31 December 2022
Historia e pabesueshme e Jordi Amat: nga mbrojtës i Swansea në princ

Nga futbollist në Premier League dhe La Liga në princ të Indonezisë. Jo, nuk është skenari i një filmi, por është historia e pabesueshme e spanjollit Jordi Amat. Qendërmbrojtësi, dikur i Espanyol, Real Betis dhe Swansea, verën e kaluar nënshkroi për klubin malajzian Johor Darul Ta'zim, me të cilin luajti edhe në 1/8 e Champions të Azisë, por jo vetëm. 30-vjeçari, i cili luajti për ekipin U-21 të Spanjës, ka vendosur të braktisë kombëtaren e Spanjës për të përfaqësuar Indonezinë. Jordi u bë një shtetas indonezian falë gjyshes së tij. E gjithashtu trashëgoi një titull fisnik prej saj. Në fakt, mbrojtësi është bërë tani princ.

Futbollist dhe princ, edhe pse Amat pret ende dokumentet që certifikojnë titullin e tij. Në fakt, siç tregon ai vetë për Marca, gjyshja e lojtarit ishte princesha e Siau: “Gjyshja ime ishte 100% indoneziane dhe falë saj munda të kërkoja kombësinë. Ajo është princesha e Siau, një nga nënrajonet në të cilat është ndarë vendi. E ai i saj është një titull që kalon me trashëgimi".

Stërgjyshi i Amat ishte Rajah i Siau: “Gjyshja ime më tregonte një histori kur isha i vogël. Më thoshte se isha princi i kurorës së një rajoni të Indonezisë. E tani presim që të më japin dokumentin, që të mund të vërtetojë titullin”.

PRINC E FUTBOLLIST

Princ, por edhe futbollist. Jordi Amat nuk e ka braktisur botën e futbollit dhe tani, përveçse luan për Johor, ai përfaqëson edhe Indonezinë: “Unë kam përfaqësuar Spanjën në të gjitha kategoritë e ulëta, por gjithmonë e kam ditur mundësinë për t'u bërë shtetas indonezian përmes gjyshes. Vitin e kaluar, ndërsa isha në Eupen, vlerësova opsionin dhe filluam negociatat. Në fund u desh vetëm një vit. Për kolegët e tjerë, për shembull, u deshën shtatë vjet për të marrë nacionalitetin”.

Për momentin, Jordi Amat dhe shokët e tij të kombëtares janë të përfshirë në Kupën AFF. Bëhet fjalë për një turne ku marrin pjesë 10 ekipet më të mira nga rajoni ASEAN i Azisë Juglindore. Tajlanda, Filipinet, Indonezia, Kamboxhia dhe Brunei po pretendojnë për dy vende gjysmëfinale në Grupin A. Ndërsa Vietnami, Malajzia, Singapori, Mianmari dhe Laosi bëjnë të njëjtën gjë në Grupin B. Indonezia gjithashtu do të marrë pjesë në Kupën e Azisë vitin e ardhshëm, gjë që nuk ka ndodhur që nga viti 2007.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI