Flash

Një minutë heshtje në të gjithë fushat e botës për Pele: Fifa i dërgon letër të gjitha Federatave

Lapsi.al 31 December 2022
Një minutë heshtje në të gjithë fushat e botës

“Për sa kohë të luhet futboll, Pele do të mbahet mend dhe do të na mungojë”. Në një shënim për të gjitha federatat anëtare, FIFA ka bërë thirrje që të respektohet një minutë heshtje para çdo ndeshje në të gjitha fushat e futbollit, këtë fundjavë dhe në vijim, për të bërë homazhe për legjendën braziliane që u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare. “Më 29 dhjetor 2022, bota e futbollit humbi Mbretin e saj – thuhet në letër – Edson Arantes do Nascimento, i njohur me dashuri nga komuniteti i futbollit dhe nga të gjithë si Pelé, ishte një ikonë futbolli si askush tjetër”.

"Pele solli magjinë e futbollit të Amerikës së Jugut në botë dhe i dha kuptim frazës ‘Lojë e bukur’. Ai mbetet i vetmi person në histori që ka fituar tre Kupa Botërore. Imagjinata dhe aftësia e tij e pakrahasueshme në fushë ka mahnitur këdo që pati fatin për ta shijuar. E gjitha kjo me një buzëqeshje në fytyrë dhe ngrohtësi në zemër. Për sa kohë të luhet futboll, Pelé do të mbahet mend dhe do të na mungojë", përfundon komunikata e FIFA-s.

Lexo më tej: Lamtumirë “Magjistari i Topit” Pele

FUTBOLLI HUMBI MBRETIN

Legjenda e futbollit Edson Arantes do Nascimiento Pelé u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare. O’Rey ishte viktimë e kancerit të zorrës së trashë . Ylli brazilian e kishte luftuar këtë sëmundje që nga viti i kaluar. Shëndeti i tij ishte komplikuar ditët e fundit. Ai kishte ndaluar së reaguari ndaj kimioterapisë dhe po merrte kujdes paliativ në spitalin Albert Einstein në Sao Paulo.

Pele u shtrua në spital të martën e kaluar për një rivlerësim të trajtimit të tij për kancerin e zorrës së trashë. Për shkak edhe të Covid, gjërat u komplikuan e ai vuante edhe nga një infeksion respirator. Në një deklaratë, spitali raportoi të shtunën se reagimi i ish-futbollistit ishte i mirë dhe se ai po i përgjigjej mirë trajtimit kundër këtij infeksioni. Por 29 dhjetori ishte një datë, që Pele nuk e ‘dribloi’ dot.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI