Flash

Wanda Nara injoron Icardin: "Jam single, tani dua një hamshor”

Lapsi.al 31 December 2022
Wanda Nara injoron Icardin: "Jam single, tani dua një hamshor”

Tashmë historia e dashurisë mes Wanda Nara dhe Mauro Icardi ka përfunduar. Këtë herë përfundimisht. E modelja argjentinase tani ka bërë të ditur se ish-partneri i saj duhet t'i japë 100 milionë euro. Kapitulli i ri i ri në historinë e shndërruar në telenovelë, nuk mund të mungonte në historitë e Wanda Nara, në Instagram.

Ish-menaxherja e Maro Icardi pohoi se nuk ka më një lidhje romantike me sulmuesin e Galatasaray. Modelja shtoi se prej dy muajsh është single: “Që nga tetori 2022, jam vetëm dhe po e shijoj - shpjegoi Nara duke iu përgjigjur ndjekësve të saj -. Burri im? Duhet të jetë inteligjent, i apasionuar pas asaj që bën. Duhet të jetë një hamshor, një person i pjekur dhe i sigurt. Një njeri që kujdeset për mua, më respekton dhe më befason".

Lexo më tej: Zbulohet arsyeja përse Mauro Icardi i shkon pas Wanda Nara: në rast divorci duhet t’i japë asaj 100 milionë euro

Wanda Nara ishte e martuar më parë me Maxi López, nga 28 maj 2008 deri më 6 nëntor 2013. Çifti u divorcua pasi López e akuzoi atë për tradhti ndaj tij. Akuzat ishin reciproke, sepse edhe ajo e akuzoi López për pabesi të përsëritur martesore. Pasi e la futbollistin për një tjetër sulmues, Mauro Icardi, që për më tepër ishte shoku i tij, Wanda ka qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes. Modelja ka tre djem me burrin e parë: Valentino, Constantino dhe Benedicto. Me Icardi, ajo ka dy vajza, Francesca dhe Isabella.

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI