Flash

Cristiano Ronaldo kundër Messi: projektohet një tjetër sfidë në Arabi

Lapsi.al 1 January 2023
Cristiano Ronaldo kundër Messi: projektohet një tjetër sfidë

Cristiano Ronaldo kundër Messit. Sfida e përjetshme u duk se kishte regjistruar përballjen e fundit direkte në fushë më 8 dhjetor 2020. Në atë kohë u luajt Barcelona-Juventus në Champions League, me bardhezinjtë fitues 3-0 dhe dygolëshin e portugezit. Me CR7 të kthyer te Manchester United, jashtë Champions, nuk kishte mundësi të tjera për të parë përplasjen direkt të dy kampionëve. Sikur të mos mjaftonte tranferimi i Ronaldo te Al-Nassr pothuaj e mbylli përfundimisht kapitullin.

E pikërisht, Arabia Saudite mund të jetë ndërmjetësi për të propozuar një episod të ri të "Classicissima" të futbollit modern. Më 19 janar, PSG do të sfidojë Al-Nassr në një triangolare ku bën pjesë edhe Al-Hilal. Megjithatë gazetari Ashraf bin Ayad flet se do të jetë një kundërshtar i vetëm i përbërë nga yjet e dy skuadrave arabe. Sidoqoftë, do të jetë rasti i favorshëm, shpjegon Record, për një duel të ri në fushë mes Cristiano Ronaldo dhe Messi.

Lexo më tej: Cristiano Ronaldo, fjalët e para pas transferimit: “Mezi pres të nis: vizioni i Al-Nassr më stimulon”

Është evidente se një rastësi kaq e madhe kërkon të shfrytëzohet në maksimum nga organizatorët e miqësores. Prandaj hipoteza e një sfide të re mes CR7 dhe Messi bëhet orë pas ore edhe më konkrete.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI