Flash

I bujshëm vendimi i Santos, nuk do të tërheqë fanellën me numër 10 të Pelé: por ka një arsye

Lapsi.al 1 January 2023
I bujshëm vendimi i Santos, nuk do të tërheqë fanellën

Santos nuk do ta tërheqë fanellën me numrin 10 të Pele. Në fakt mendohej se klubi brazilian do të merrte vendimin që askush tjetër të mos e kishte më fanellën e mbajtur dikur nga Pele. Por në fund ka rezultuar ndryshe. Lajmin e ka bërë të ditur Globo Esporte. Sipas tyre vendimi lidhet me një dëshirë të vjetër të vetë “O'Rey”. Një vendim delikat në fakt për tu marrë, sepse ka qenë vetë familja e Pele që kishte propozuar tërheqjen e fanellës. Ky propozim përfundoi në këshillin konsultativ të Santos. Por një deklaratë e vjetër e fenomenit brazilian, që sapo është ndarë nga jeta, i dha fund diskutimit.

Në një intervistë me youtuber Bolivia Zica në vitin 2017, ish-lojtari u pyet mbi këtë cështje. Idea ishte nëse do të dëshironte ta shihte fanellën me numrin 10 të Santos të tërhiqej. Pele ishte i bindur në përgjigjen që dha e ajo ishte: "jo". Kështu, presidenti Andres Rueda ka zgjedhur të zbatojë vullnetin e Pele, shkruan Globo Esporte. Numri 10 është e do të vazhdojë të frymëzojë lojtarët e skuadrës së Santos me madhështinë e asaj që ka ndërtuar O'Rey.

Lexo më tej: FOTO/ Bruno Guimaraes futet në fushë me fanellën e Pelé: Newcastle e lejon në shenjë respekti

FUTBOLLI HUMBI MBRETIN E TIJ

Legjenda e futbollit Edson Arantes do Nascimiento Pelé u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare. O’Rey ishte viktimë e kancerit të zorrës së trashë . Ylli brazilian e kishte luftuar këtë sëmundje që nga viti i kaluar. Shëndeti i tij ishte komplikuar ditët e fundit. Ai kishte ndaluar së reaguari ndaj kimioterapisë dhe po merrte kujdes paliativ në spitalin Albert Einstein në Sao Paulo.

Në nder të legjendës braziliane dhe asja që ai ka dhënë për futbollin, Fifa ka kërkuar një minutë heshtje në të gjithë fushat e botës për Pele. “Për sa kohë të luhet futboll, Pele do të mbahet mend dhe do të na mungojë”. Në një shënim për të gjitha federatat anëtare, FIFA ka bërë thirrje që të respektohet një minutë heshtje para çdo ndeshje në të gjitha fushat e futbollit, këtë fundjavë dhe në vijim, për të bërë homazhe për legjendën braziliane që u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare. “Më 29 dhjetor 2022, bota e futbollit humbi Mbretin e saj – thuhet në letër – Edson Arantes do Nascimento, i njohur me dashuri nga komuniteti i futbollit dhe nga të gjithë si Pelé, ishte një ikonë futbolli si askush tjetër”.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI