Flash

Video/ Chelsea bllokohet edhe nga Nottingham: Sterling nuk mjafton, Champions largohet më shumë

Lapsi.al 1 January 2023
Video/ Chelsea bllokohet edhe nga Nottingham: Sterling nuk mjafton, Champions

Java e 18 e Premier League mbyllet me barazimin e Chelsea. Blues nuk shkojnë më shumë se 1-1 në transfertën e Nottingham Forest. Sterling kaloi në avantazh londinezët në minutën e 16. Por skuadra e Potter u arrit nga Aurier në minutën e 63. Londinezët shkojnë në 25 pikë, ende shumë larg zonës së Champions League.

E nis vitin me barazim Chelsea i Potter, që nuk shkoi përtej 1-1 në Nottingham. Pjesa e parë është pothuajse tërësisht për Blues. Chelsea kishte një ritëm të mirë, por mbi të gjitha shumë teknikë. Rreziqet më të mëdha u krijuan nga Mount, Pulisic dhe Sterling. Pikërisht anglezi, ish-sulmuesi i City dhe Liverpool, ishte ai që zhbllokoi ndeshjen në minutën e 16.Ishte e thjeshtë për të të dërgonte në rrjetë topin e përplasur në traversë pas devijimit të Boly. Megjithatë, të besuarit e Potter nuk arritën të zgjerojnë diferencën dhe skuadrat u kthyen në dhomat e zhveshjes me rezultatin 1-0.

Në pjesën e dytë ishte një histori krejt tjetër. Një Nottingham Forest i rigjeneruar për nga intensiteti gjeti barazimin në minutën e 63 me Aurier. Ish-lojtari i Tottenham dhe Villarreal shënoi me kthesë, brenda zonës së penalltisë, duke e kaluar topin nën këmbët e Kepa. Miqtë e morën veten dhe në çerekorëshin e fundit tentuan të marrin tre pikët. Skuadra e Steve Cooper rezistoi deri në fund. Chelsea, që është ende larg zonës së Champions League, ngec në vendin e tetë (25 pikë, së bashku me Fulham). Një pikë thelbësore për Nottingham, që ngrihet në 14 pikë dhe kap Ëest Hamin në vendin e 17.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI