Flash

Video/ Tottenham e nis keq vitin: Conte mposhtet 0-2 nga Aston Villa e Emery

Lapsi.al 1 January 2023
Video/ Tottenham e nis keq vitin: Conte mposhtet 0-2 nga Aston Villa e Emery

Tottenham vazhdon të vuajë, pas pushimit për Kupën e Botës, dhe e fillon vitin me një humbje. Të besuarit e Antonio Conte, pas barazimit të Boxing Day kundër Brentford, u mposhtën 2-0 nga Aston Villa. Emery sistemon një tjetër ndeshje të madhe, pas Manchester United, falë golave të Buendia (50') dhe Douglas Luiz (73'). Kështu Spurs mbeten të ndaluar në 30 pikë dhe zbresin në vendin e pestë, pas Djajve të Kuq.

Unai Emery nënshkruan një tjetër sukses, pas fitores në debutimin e tij kundër Manchester United. Aston Villa e tij në fakt mposht një Tottenham të shuar 2-0. Spurs humbasin kështu pozicion në luftën për një vend në Champions League. Formacioni mik e nisi mirë, me një shans për Watkins dhe me presing lart, duke përfituar nga vrapimi i McGinn. Tottenham, pavarësisht mungesës së Kulusevskit (problem muskulor), rriti ritmet në gjysmën e dytë të pjesës së parë dhe u shfaq i rrezikshëm. Doherty pati një shans, por mundësia më e madhe i erdhi Kane. Goditja me kokë e sulmuesit u shpëtua në linjë nga Young.

KAPITULLIMI I SPURS

Megjithatë, pjesa e parë u mbyll 0-0 dhe me një drithërimë për Spurs. Goditja e Buendia kaloi ngjitur me shtyllën. Është një shenjë paralajmëruese, sepse Aston Villa kaloi në avantazh në minutën e 50. Lloris nuk ndali dot goditjen e Douglas Luiz, topi shkoi te Watkins që shërbeu për Buendia, që shënoi me portën e zbrazët. Reagimi i Tottenham iu besuaa Perisic, i cili shpërdoron një mundësi të mirë. Në minutën e 73 një tjetër rrëmujë e vendasve siguroi dyfishimin e Villans. Son dhe Kane nuk u kuptuan me njëri-tjetrin, Douglas Luiz rikuperoi topin dhe shënoi golin e dytë. Nxehen gjakrat, me Tottenham që nuk ia doli kurrë të ishte i rrezikshëm dhe humbi me plot meritë.

Vazhdon momenti jo për Conte, pas barazimit me Brentford. Manchester United kalon Spurs, tani i pesti me 30 pikë dhe me një ndeshje më shumë se Djajtë e Kuq dhe Liverpool (28). Aston Villa, nga ana tjetër, ngjitet në renditje dhe është -4 nga kupat europiane.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI