Flash

Ankand për Marcus Thuram: Manchester United kërkon të 'djegë' Inter që në janar

Lapsi.al 2 January 2023
Ankand për Marcus Thuram: Manchester United kërkon të

Nga Anglia vjen një kërcënim serioz për Inter në garën për Marcus Thuram. Sipas raportimeve të Daily Mail, Manchester United po nxiton të sigurojë sulmuesin francez. Marcus, në fakt, shkon në skadencë kontrate me Borussia Monchengladbach në qershor. E anglezët kërkojnë të mbulohen pas lamtumirës së Cristiano Ronaldo. Djajtë e Kuq janë gati të tentojnë sulmin ndaj lojtarit që në janar, për t'i dhënë Ten Hag një përforcim në sulm. Borussia nuk është e gatshme të bëjë zbritje: oferta fillestare është 15 milionë euro. Një shifër që Interi nuk mund ta përballojë për momentin: fillimisht duhet të shesin.

Interi lëvizi konkretisht për Marcus Thuram vetëm pak ditë pas fillimit të Kupës së Botës në Doha. U bë edhe një takim midis drejtorit sportiv të zikaltëve, Piero Ausilio dhe stafit të lojtarit, të përfaqësuar nga agjencia Sport Cover. E tani, zikaltrit duhet të djegin konkurrencën e fortë të Bayern Mynih, Newcastle dhe United. Inter është gati t'i ofrojë atij një kontratë 5 milionë euro në sezon për pesë vite. Marcus, i lindur në 1997, do të çlirohet nga Borussia Monchengladbach me një transferim falas në qershor. Por në atë moment do të vlejë paga më e lartë, ndaj dhe të gjithë nxitojnë. Thuram në fakt që në verën e vitit 2021, ishte afër Inter, përpara se marrëveshja të prishej për shkak të dëmtimit të tij.

Për Marcus Thuram të lindur në Parma, Italia është një destinacion i mirëpritur, por Premier League e tërheq më shumë. Sipas gazetës gjermane ‘Bild’, Manchester United është në pole position për të blerë kartonin, për shkak të preferencës së lojtarit për të luajtur në Angli. Thuram, sërish sipas 'Bild', është gati për t'iu bashkuar Djajve të Kuq që në fillim të këtij muaji.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI