Flash

Bebe Rexha numër 1 në Spotify

Lapsi.al 2 January 2023
Bebe Rexha numër 1 në Spotify

Bebe Rexha po bën namin në top-listat botërore me këngën e saj “I’m good (Blue)”.

Bashkëpunimi me David Guetta-n ka rezultuar një suksesi i vërtetë duke hyrë edhe në dhjetë këngët e para të top-listës “Billboard Hot 100”.

Së fundmi, “I’m Blue” kryeson në renditjen botërore të Spotify.

6863 milionë dëgjime të kësaj kënge janë regjistruar në platformë duke marrë vendin e parë në këngët më të pëlqyera. “1 në Global Spotify! Mirënjohese për secilin dhe çdokënd prej jush! Faleminderit shumë! E bekuar që ju kam! 2023, vazhdojmë!”, shkroi Bebe.

“I’m Blue” është bashkëpunimi i saj i katërt me David Guetta pas “Say my name”, “Family” dhe “Hey Mama”.

Në Billboard 100, “I’m good (Blue)” është pozicionuar në vend të shtatë duke lënë pas madje edhe Rihanna-n me këngën e saj të rikthimit, “Lift Me Up”. Për artisten shqiptare me famë ndërkombëtare kjo është hera e katërt që përfshihet në dhjetë vendet e para të kësaj top-liste, derisa për David Guettan hera e shtatë.

Më herët kujtojmë që Bebe Rexha arriti të shënojë një tjetër sukses në karrierën e saj duke fituar një çmim në “MTV EMA”. Jo vetëm kaq por ajo është nominuar edhe në “Grammy Awards 2023” së bashku me David Guetta për po të njëjtën këngë, “I’m good (Blue)”.

Mirëpo ndonëse ka korrur dhe vazhdon të korrë gjithë këto suksese, ka njerëz që akoma nuk e njohin Bebe-n. Në një intervistë për “EliteDaily”, ajo foli për faktin se ka ende njerëz që i dinë këngët e saj, por këngëtaren nuk e njohin.

Të këshilluara

Bebe Rexha kryeson në Spotify

Bebe Rexha ka shënuar një tjetër sukses në karrierën e saj. Përmes rrjetit social,Instagram, këngëtarja ka zbuluar se bashkëpunimi i saj i fundit me David Guett...

14:08

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI