Flash

Iran, festë me femra dhe alkool në natën e Vitit të Ri: arrestohen futbollistët

Lapsi.al 2 January 2023
Iran, festë me femra dhe alkool në natën e Vitit të Ri:

Disa futbollistë në aktivitet dhe disa ish-futbollistë u arrestuan mbrëmë në Damavand, pranë kryeqytetit iranian. Sipas asaj që mësohet ata janë pjesë e një prej klubeve kryesore të Teheranit. Faji i tyre ishte se morën pjesë në një festë private në natën e Vitit të Ri ku kishte edhe femra e është konsumuar alkool. Kjo është raportuar nga agjencia iraniane Tasnim. Për më tepër ata kanë shtuar se "disa prej tyre ishin në gjendje anormale për shkak se kishin konsumuar alkool". Sipas raportimeve, policia ka ndërhyrë pas denoncimit të fqinjëve. Që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979, në Iran është e ndaluar të marrësh pjesë në festa të përziera, me burra dhe gra. Natyrisht, në vendin islamik është i ndaluar edhe konsumi i pijeve alkoolike.

Lexo më tej: Ghafouri arrestohet për ‘propagandë kundër Shtetit’: lojtarët e Iranit kthehen të këndojnë himnin

Ligji iranian ndalon konsumimin dhe shitjen e alkoolit. Kështu që, gjyqësori iranian i konsideron festat e natës si një shembull të "anormalitetit shoqëror dhe korrupsionit". Nuk dihet ende se cilët janë lojtarët e arrestuar, por ngjarja është në vazhdën e situatës konfliktuale që ka përfshirë Iranin. Të shumta kanë qenë protestat kundër regjimit dhe po ashtu edhe reagimet e pushtetit.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI