Flash

Mijëra besimtarë mblidhen në Bazilikën e Shën Pjetrit për ti dhënë lamtumirën ish-Papës Benedikti XVI

Lapsi.al 2 January 2023
Mijëra besimtarë mblidhen në Bazilikën e Shën Pjetrit

Dhjetëra mijëra njerëz pritet t’i bëjnë nderimet e tyre ish-Papës Benedikti XVI në Vatikan.

Papa ndërroi jetë natën e Vitit të Ri, në moshën 95-vjeçare.

Papa Françesku do të kryesojë funeralin e së enjtes , kjo shënon  herën e parë që një Papë do të varroset nga pasardhësi i tij.

Në orët e para të mëngjesit, sheshi i Shën Pjetrit u mbush me njerëz të cilët do i japin lamtumirën ish-Papës.

 

Benedikti XVI u bë Papa i parë që dha dorëheqjen në 600 vjet në vitin 2013, duke përmendur probleme shëndetësore.

Trupi i tij do të ekspozohet për tre ditë në një arkivol të hapur në Bazilikën e Shën Pjetrit, ku besimtarëve do u lejohen të bëjnë nderimet e tyre deri në orën 19:00 çdo mbrëmje.

Të këshilluara

Londër, rekord i ri emigrantësh me gomone

Më shumë se 45,000 migrantë kaluan në vitin 2022 ilegalisht nga Franca Kanalin e La Manshit për në Britaninë e Madhe. Për këtë shkak qeveria britanike do të ash...

08:19

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI