Flash

Një stadium në Shqipëri do të mbajë emrin e Pelé, Infantino: "Çdo vend në botë të ketë impiantin me emrin e O'Rey"

Lapsi.al 2 January 2023
Një stadium në Shqipëri do të mbajë emrin e

“Tani do të kërkojmë që të gjitha vendet e botës të kenë një stadium me emrin Pele. Kjo është një mënyrë që edhe fëmijët ta dinë se çfarë bëri ai për futbollin”. Kjo është kërkesa specifike e presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino. Numri 1 i FIFA-s e tha fjalën e tij, pas mbërritjes në stadiumin Vila Belmiro në Santos, për varrimin e Pele. “Jam këtu me emocione dhe pikëllim të madh, por edhe me një buzëqeshje. Sepse Pelé na dha kaq shumë – tha numri një i organizmit botëror të futbollit –. Si FIFA jemi këtu për t’i bërë homazhe O'Rey. Kemi kërkuar tashmë që të mbahet një minutë heshtje në të gjithë botën”.

"E gjithë bota, edhe ai që nuk e ka parë kurrë të luajë Pele, e di se çfarë përfaqësonte ai për futbollin. Ai bëri që shumë njerëz të dashurohen me këtë sport. O'Rey është i përjetshëm”, deklaroi sërish Infantino.

Lexo më tej: Video/ Katër Harley Davidson i hapin rrugë kortezhit të Pele: tifozët të panumërt në rradhë prej 12 orësh

Çdo vend i botës të ketë një stadium. Kjo do të thotë që edhe një prej stadiumeve në Shqipëri mund të marrë emrin e legjendës braziliane. Në këtë pikë, nga të gjithë impiantet që mund të marrin emrin e brazilianit të madh më të mundshëm janë "Elbasan Arena" e "Arena Egnatia". Gjithnjë nëse FSHF do t'i bashkohet nismës së FIFA-s e kërkesës së Infantinos për ta bërë Pele të Përjetshëm.

CEREMONIA NË VILA BELMIRO

Brazili në lot i jep lamtumirën sot Pelè. Në stadiumin Urbano Caldeira (i quajtur nga të gjithë Vila Belmiro), është organizuar ceremonia mortore për O'Rey. Braziliani u nda nga jeta në 29 dhjetor në moshën 82 vjecare. Tifozët dhe personalitet nga e gjitha bota mund t'i japin përshëndetjen e fundit legjendës braziliane për të gjithë 24 orët që impianti do të qendrojë i hapur.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI