Flash

Peticioni i çmendur online në Argjentinë: Julian Alvarez duhet të lërë të dashurën e tij Emilia

Lapsi.al 2 January 2023
Peticioni i çmendur online në Argjentinë: Julian Alvarez duhet
Vitet e fundit, grupe qytetarësh janë përpjekur gjithnjë e më shumë të bëjnë të dëgjohet zëri i tyre përmes mjetit të peticionit. Bëhet fjalë për një mbledhje firmash, më së shpeshti online, në lidhje me një cështje të ngritur, për të kërkuar drejtësi. Dikur peticioni përdorej kryesisht për të arritur tek autoritetet publike dhe për të kërkuar ndryshime në ligje apo rregullore. Tani përdoret për të kërkuar çdo lloj gjëje. Një shembull i fundit është ai i nisur në Francë për të anuluar finalen e Kupës së Botës në Katar. E kjo ka ndodhur tani edhe në Argjentinë për kërkesën më absurde. Sulmuesi Julian Alvarez duhet të lërë të dashurën e tij. Një peticion online, mblodhi më shumë se 20,000 nënshkrime në vetëm pak orë, duhet të bindë Julian Alvarez të braktisë të fejuarën e tij, Maria Emilia Ferrero. Në Argjentinë, sulmuesi i ri i Manchester City gëzon një popullaritet të madh. Kjo gjë është rritur në mënyrë dramatike pas Botërorit të madh të luajtur në Katar me Albiceleste. I nisur si rezervë e Lautaro Martinez, Alvarez krijuar hapësirën falë paraqitjeve të shkëlqyera. Lojtari i City u bë titullar i përhershëm në skuadrën e Scalonit duke shënuar edhe 4 gola. Nga ana tjetër, e dashura e tij përfundoi mes polemikave të bujshme pas një episodi të ndodhur në prag të Krishtlindjeve. Lexo më tej: Video/ Julian Alvarez në telashe në Argjentinë për faj të së fejuarës: “I theu ëndërrat shumë fëmijëve”

PËRSE ALVAREZ DUHET TA BRAKTISË TË DASHURËN...

Më 24 dhjetor, Julian Alvarez dhe Emilia kishin shkuar në Calachin për të festuar me familjen e sulmuesit. Rrugës ata u ndaluan nga një grup fëmijësh, të cilët nisën të kërkonin autografe dhe selfie. Skenën po e filmonin vetëm prindërit e fëmijëve. Megjithatë, Emilia u kthye shumë shpër ndaj grupit: “Djema, tani mjaft. Fotoja e fundit dhe më pas duhet të ikim”. Me pak fjalë, vajza ia preu shkurt duke zhgënjyer në radhë të parë fëmijët. Por video e postuar indinjoi gjithë rrjetin social që fillimisht e kritikoi ashpër. Deri në peticionin, me të cilin dhjetëra mijëra argjentinas i kërkojnë Alvarez të largohet nga e dashura e tij. Nuk ka gjasa që ai të ndjekë këshillat e një peticioni, por kurrë mos thuaj kurrë…

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI