Flash

Shansi i dytë për Asllanin, dëmtohet përpsëri Brozovic: humbet sfidën me Napolin e rrezikon Superkupën

Lapsi.al 2 January 2023
Shansi i dytë për Asllanin, dëmtohet përpsëri Brozovic:

Marcelo Brozovic humbet ndeshjen e madhe me Napolin. Siç raportohet nga faqja zyrtare e Inter, mesfushori kroat iu nënshtrua testeve klinike-instrumentale sot në Institutin Humanitas në Rozzano. Kroati, në fakt, ndjente dhimbje muskulare në këmbën e majtë. Kontrollet treguan një shpërqendrim të vogël të muskujve në soleusin e majtë. Gjendja e tij do të rivlerësohet në ditët në vijim, ndërsa hapet një shans i dytë për Kristjan Asllanin. Brozo rrezikon një pushim prej të paktën 15 ditësh. Kështu prania e tij në Superkupën e Italisë kundër Milanit më 18 janar është gjithashtu në dyshim.

MUNDËSIA E ASLLANIT

2023 fillon ashtu si kishte mbaruar 2022 për Marcelo Brozovic, përsëri në infermieri dy ditë nga sfida titull me Napolin. Tekniku Simone Inzaghi mund të vendosë t'i japë tani mundësinë mesfushorit të kombëtares shqiptare. Në fakt, Asllani erdhi në zikaltër pikërisht si zëvendësues i Brozovic. Në rastin e parë të mungesës së kroatit, për një muaj mes tetorit dhe nëntorit me një problem në kofshë, Inzaghi nuk e zgjodhi Asllanin, duke e rrëzuar në hierarki. Madje u mendua edhe një huazim i Asllanit në janar, për të luajtur me rregullsi. Gjithësesi, shqiptari qartësoi se do të qendronte në klub për të luajtur shanset e tij pavarësisht rikthimit të Marcelo Brozovic. La Gazzetta dello Sport bëri të ditur se blerja e verës nga Empoli është i vendosur të provojë veten në Milano, pavarësisht se deri tani ka dështuar.

Shansi tani vjen nga dëmtimi i ri i Brozovic. Mesfushori kroat, i cili ishte rikuperuar në kohë për Botërorin, pësoi edhe aty një dëmtim. Tendosja muskulore e detyroi të humbte ndeshjen gjysmëfinale kundër Argjentinës. Kundër Napolit të Spalletti, kroati mund të jetë në pankinë, por Inzaghi është në ankth për ndeshjet e shumta që e presin Inter në janar. Përvec Napolit, kroati do të humbasë edhe takimet me Monzën, Parmën (në Kupën e Italisë) e Veronën. Në dyshim edhe prezenca në Superkupën ndaj Milan në 18 janar, pas 16 ditësh.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI