Flash

"Tottenham, për titull? Një çmenduri". Conte tërbon tifozët e Spurs: "Vendi i katërt një mrekulli"

Lapsi.al 2 January 2023
"Tottenham, për titull? Një çmenduri". Conte

Një pikë në dy ndeshje për Tottenham, që mbetet në luftë të plotë për zonën Champions, por Antonio Conte ushtron presion mbi ambjentin: "Do të duhej një mrekulli si e vitit të kaluar për të përfunduar të katërtët. Maksimumi mund të luftojmë për vendin e pestë. Në fillim të sezonit na vendosën ndër pretendentët për kampionatin, gjë që ishte një çmenduri”.

Trajneri italian kërkon kohë dhe durim: "Për t'u bërë një skuadër që mund të luftojë për titullin, duhet një bazë prej 14-15 lojtarësh të fortë. Atyre duhet t'i shtosh nja dy lojtarë çdo vit, duke investuar 50-70 milionë. Por ky është një proces për të cilin kërkon kohë dhe durim. Njerëzit mendojnë se vjen dhe fiton, por nuk është kështu. Vlen vetëm për ekipet që kanë fituar në të kaluarën dhe janë mësuar të luftojnë për objektiva të mëdha. Unë i kuptoj tifozët që thonë 'kemi qenë të duruar për një kohë të gjatë', por kjo është situata. Nëse doni të dini të vërtetën, kjo është e vërteta."

Lexo më tej: Video/ Tottenham e nis keq vitin: Conte mposhtet 0-2 nga Aston Villa e Emery

“Politika e klubit tonë duhet të jetë shumë e qartë. Në fillim të sezonit thashë se mund të jemi konkurrues. Por duhet të kemi parasysh se ka ekipe që investojnë 200-300 milionë, me politika shumë të ndryshme”, shpjegoi Conte pas humbjes kundër Aston Villas. "Vitin e kaluar bëmë një mrekulli sepse luajtëm vetëm një turne dhe 12-13 titullarët luajtën 15 ndeshje rresht pa u prekur nga dëmtimet. Bëmë një mrekulli, por e dija shumë mirë se cila ishte situata reale."

Megjithatë, ish-trajneri i Italisë, Juventus e Inter premton gjithësesi betejë të fortë: "Nuk kam frikë. Besoj në punën time, besoj te lojtarët. Mjafton që të mos më kërkojnë gjëra që nuk mund t'i premtoj".

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI