Flash

Zyrtari gjerman: Rusia po rrit aktivitetin e spiunazhit

Lapsi.al 2 January 2023
Zyrtari gjerman: Rusia po rrit aktivitetin e spiunazhit

Kreu i agjencisë së brendshme të inteligjencës gjermane paralajmëroi për rritjen e aktivitetit nga shërbimet sekrete ruse.

“Interesi i inteligjencës ruse këtu në Gjermani, jo vetëm që është i pandërprerë, por gjithashtu po rritet ndërsa efektet e luftës vazhdojnë”, tha për agjencinë gjermane të lajmeve DPA, Thomas Haldenwang, shefi i Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës.

“Rasti aktual tregon gjithashtu se sa real është rreziku i spiunazhit rus”, shtoi Haldenwang, duke iu referuar agjentit të dyshuar të dyfishtë, i cili u arrestua për furnizimin e Rusisë me informacione sekrete para Krishtlindjeve.

Ai gjithashtu pret që Moska të përpiqet të kompensojë dëbimin e 40 zyrtarëve rusë të konsideruar persona non grata nga Gjermania.

“Ne po bëjmë përpjekje të mëdha për të parandaluar që njerëz të tjerë që mund të jenë të lidhur me shërbimet ruse të vijnë këtu në Gjermani”, tha ai.

Ai shtoi se ka një rritje masive të sulmeve kibernetike ruse, fushatave të dezinformimit dhe metodave të tjera që synojnë të ndikojnë në opinionin publik.

Të këshilluara

Vritet në luftë kineasti i njohur ukrainas

Kineasit ukrainas Viktor Onysko është vrarë në vijën e frontit, tha të hënën Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës, pa dhënë detaje të mëtejshme. “Kaq shumë ukrai...

17:14

Londër, rekord i ri emigrantësh me gomone

Më shumë se 45,000 migrantë kaluan në vitin 2022 ilegalisht nga Franca Kanalin e La Manshit për në Britaninë e Madhe. Për këtë shkak qeveria britanike do të ash...

08:19

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI