Flash

Funerali i Pelé, sot lamtumira e fundit e familjes: proçesion nëpër rrugët e Santos dhe riti privat

Lapsi.al 3 January 2023
Funerali i Pelé, sot lamtumira e fundit e familjes: proçesion

Homazhet 24 orëshe në stadiumin e Santos janë gati të përfundojnë. Brazili ka mundur të shohë heroin e tij Pelé për herë të fundit. Ndërsa sot i takon familjes t'i japë lamtumirën. Funerali do të zhvillohet në një ceremoni private. Megjithatë, veç familjarëve, do të jenë pjesëmarrës edhe disa ikona të kombëtares braziliane, si Jairzinho, Rivelino dhe Gerson. Pasdite, trupi i O'Rey do të largohet nga stadiumi Urbano Caldeira (i quajtur nga të gjithë Vila Belmiro) për të nisur procesionin. Rrugëtimi i fundit nis pranë plazhit të Santos. Pastaj do të kalojë poshtë shtëpisë së nënës së tij Celeste Arantes. E vetëm atëherë do të niset drejt Nekropolit Ekumenik Memorial, ku  do të bëhet funerali i Pelé.

Lexo më tej: Video/ Katër Harley Davidson i hapin rrugë kortezhit të Pele: tifozët të panumërt në rradhë prej 12 orësh

Ishte vetë legjenda braziliane, që vdiq më 29 dhjetor në moshën 82-vjeçare, ai që zgjodhi vendin e tij të prehjes: "Më pëlqen struktura, si është e organizuar dhe sa e pastër është. Një vend që transmeton paqe dhe qetësi shpirtërore. Njerëzit që i vizitojnë as nuk ndihen të dëshpëruar, as nuk duket si varrezë”. Pelé kishte kërkuar gjithashtu që homazhet të mbaheshin në Vila Belmiro.

Një pafundësi njerëzish i kanë bërë homazhet e fundit Mbretit të futbollit. Trupi i Pelé u prit në stadiumin e Santos nga qindra njerëz që kishin qëndruar në radhë për më shumë se 12 orë. Arkivoli u shoqërua nga katër Harley Davidson, të cilat i hapnin rrugën makinës funerale në rrugën Anchieta. Që nga ai moment, makina të Policisë Civile, Ushtarake dhe Rrugore, si dhe nga Trupat ofensive, shoqëruan O’Rey në një udhëtim prej gati 90 km përmes Serra do Mar, që zgjati një orë e 53 minuta.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI