Flash

Historia/ Kur Pelè pa Stallone të luante ndryshoi fundin e filmit ‘Arratisje për fitoren’

Lapsi.al 3 January 2023
Historia/ Kur Pelè pa Stallone të luante ndryshoi fundin e filmit

4 ditë pas vdekjes së tij, për Pele vazhdohet të flitet e madje të zbulohen shumë episode të parrëfyera të karrierës së tij brenda dhe jashtë fushës. E në një intervistë për AS, këtë e ka bërë edhe Osvaldo Ardiles, ish-kampion bote me Argjentinën. Ai ndau me O'Rey setin e filmit të famshëm 'Arratisje drejt fitores', dhe tregoi një prapaskenë interesante mbi legjendën braziliane dhe aktorin Sylvester Stallone.

Ardiles fillimisht tregoi për gazetën spanjolle se çfarë ndodhi gjatë dhe pas setit: “Kemi kaluar një muaj e gjysmë në Budapest dhe ishte vërtet bukur. Çdo ditë kur mbaronim xhirimet nuk kishim shumë për të bërë. Kështu që fillonim të flisnim për futbollin. Ndonjëherë kjo gjë zgjaste deri në 3 të mëngjesit”, shpjegoi argjentinasi. Sigurisht në qendër të bisedave ishte O'Rey: "Natyrisht që të gjithë i bënim shumë pyetje Pelè. Ai na tregonte shumë anekdota. Ishte vërtet një kënaqësi”.

Lexo më tej: Ana e errët e Pelé/ Si e përdori diktatura legjendën e futbollit brazilian

STALLONE E FINALJA E FILMIT E NDRYSHUAR

Ish-lojtari i Tottenham më pas zbuloi një histori në lidhje me skenarin e filmit. Fundi do të ishte ndryshe, por u ndryshua me vullnetin e vetë Pele. Kjo për shkak të paaftësisë së Stallone për të luajtur futboll: “Skenari ishte që pasi priti penalltinë, që e kisha shkaktuar unë, Stallone duhej të merrte topin. Ai duhet të driblonte të gjithë gjermanët dhe të shënonte”, shpjegoi Ardiles. “Por Bobby Moore dhe Pele thanë se ishte e pamundur. Stallone nuk dinte as ta kontrollonte topin. Ishte e diel, duhej të përfundonim me çdo kusht xhirimet. Prandaj në fund u ndryshua skenari”.

Përveç gishtit të thyer të Stallone nga legjenda braziliane, vjen një tjetër episod fantastik për një film që është një kult i vërtetë për fansat e zhanrit.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI