Flash

Ronaldo te Al Nassr, 30 milionë euro komisioni për menaxherin: por nuk është Jorge Mendes

Lapsi.al 3 January 2023
Ronaldo te Al Nassr, 30 milionë euro komisioni për menaxherin: por nuk

Sheikët e Al Nassr e mbuluan me para Cristiano Ronaldon, por jo vetëm. Menaxheri i tij ka arkëtuar një tarifë rekord transferimi prej 30 milionë eurosh. Një mal me para që nuk do të përfundojë gjithsesi në xhepat e menaxherit historik Jorge Mendes. Një konfirmim se marrëdhëniet me të janë prishur plotësisht. Siç zbulohet nga gazeta portugeze A Bola, shuma e madhe do të përfundojë në xhepin e Ricardo Regufe. Ai është 'menaxheri personal' me të cilin CR7 u miqësua kur nënshkroi kontratat e tij të para me një multinacionale amerikanoveriore.

Cristiano Ronaldo donte të vendoste vetë për të ardhmen e tij. Pas lamtumirës së tij me Manchester United, ai vendosi t'i bëjë të gjitha vetë pa ndërmjetësimin e Jorge Mendes. Kështu, Ricardo Regufe, miku dhe krahu i djathtë i CR7, filloi të merrte një rol gjithnjë e më me ndikim në prapaskenat e negociatave. Aq sa të minonte mbretin e menaxherëve.

Lexo më tej: Video/ Stadium i tejmbushur e gazetarë që bëjnë ‘Siuuu’ në konferencë: prezantimi madhështor i CR7

Të dy ishin takuar në vitin 2003, kur Regufe, ishte menaxher marketingu i Nike. Ai bëri që portugezi të nënshkruante një marrëveshje me vlerë mbi 16 milionë euro në vit. Që atëherë lindi një miqësi e madhe dhe Regufe u bë njeriu i tij i besuar. Ndërmjetësi zyrtarisht ka për detyrë të merret me të gjithë sponsorët e Cristiano Ronaldo dhe ndoshta, edhe për këtë arsye, roli i tij në negociatat me Al-Nassr është bërë thelbësor. Sepse një pjesë e madhe e pagës së kampionit portugez lidhet me partneritete tregtare.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI