Flash

Abuzime me tenderin 7 mln lekë për shkallët e zjarrfikëses në Durrës, GJKKO dënon ish-zyrtarët e Bashkisë

Lapsi.al 4 January 2023
Abuzime me tenderin 7 mln lekë për shkallët e zjarrfikëses

Apeli i GJKKO-së ka dënuar 6 ish-zyrtarët e Bashkisë së Durrësit dhe 4 punonjësit e kompanive private, pasi akuzohen se kanë abuzuar me tenderin 7 mln lekë për të blerë shkallë zjarrfikëse, të cilat nuk punonin dhe ishin jashtë funksionit.

Me vendimi të formës së prerë, GJKKO ka dënuar Adriatik Velajn me 11 muaj burg për “shpërdorim detyre”, Muhamed Likaxhiun me 10 muaj burg për “shpërdorim detyre”, Artan Tahon me 10 muaj burg për “shpërdorim detyre”, Gjergj Markola me 10 muaj burg për “shkelje e barazisë në tendera”, Indrit Matmuja me 11 muaj burg për “shkelje e barazisë në tendera”, Riza Sulaj me 11 muaj burg për “falsifikim të vulave”, që të gjithë zyrtarë të

Bashkisë Durrës. Gjithashtu me 11 muaj u dënua Patritot Beqiraj Albion Bushi, Lulzime dhe Riza Sulaj.

Lulzime Rami me 8 muaj Elona Rami 1 vit e 4 muaj, administratorë, ortakë dhe punonjës të shoqërive R&R Group sh.p.k. dhe Klosi – R Company sh.p.k., të cilët kanë konsumuar veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve”.

Ndërkohë, Shoqëria R&R Group, është dënuar me gjobë 600 mijë lekë dhe i ndalohet te marrë pjesë në procedurat e prokurimit të fondeve publike për dy vite. Po ashtu edhe shoqëritë e tjera me të njëjtin dënim.

Të këshilluara

Largohen barrikadat e mbetura në veri

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë, EULEX, dhe Policia e Kosovës i kanë larguar më 3 jana...

09:06

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI