Flash

Moti i ngrohtë gjatë dimrit në Europë thyen rekord

Lapsi.al 4 January 2023
Moti i ngrohtë gjatë dimrit në Europë thyen rekord

Temperaturat e larta në muajin janar kanë arritur në nivelin më të lartë historik në një numër vendesh në Europë. Rekordet kombëtare janë thyer në tetë vende evropiane - Holandë, Lihtenshtajn, Lituani, Letoni, Republikën Çeke, Poloni, Danimarkë dhe Bjellorusi.

Temperatura e regjistruar në Varshavë më 1 janar ishte 4 gradë Celsius më e lartë se rekordi i mëparshëm, ndërsa në Bjellorusi temperatura ishte 16.4 gradë Celsius ose rreth 4.5 gradë mbi rekordin e mëparshëm. Në Billbao të Spanjës temperaturat e ditës së Vitit të Ri në ishin ekuivalente me mesataren e muajit korrik, dhe pjesë të Katalonisë - duke përfshirë Barcelonën - janë subjekt i kufizimeve në përdorimin e ujit.

Rekordet thyhen gjatë gjithë kohës, por është e pazakontë që diferenca të jetë më shumë se disa të dhjetat e një shkalle. Në Zvicër, temperaturat kanë arritur në 20 gradë Celsius dhe moti i ngrohtë ka ndikuar që të ketë mungesë bore në alpet zvicerane.

Si do të funksionojë marrëveshja e OKB-së për klimën?

Vetëm disa ditë më parë, Britania e Madhe, Irlanda, Franca dhe Spanja e shpallën vitin 2022 vitin e tyre më të nxehtë në histori. Në Mbretërinë e Bashkuar, çdo muaj përveç dhjetorit, ishte më i nxehtë se mesatarja. Valët e të nxehtit janë bërë më të shpeshta, më intensive dhe zgjasin më gjatë për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njerëzit.

Por, jo në të gjitha vendet europiane është nxehtë. Temperatura më të ftohta dhe borë parashikohen në pjesë të Skandinavisë dhe në Moskë pritet që temperaturat të bien në minus 20 gradë Celsius deri në fundjavë. Moti i butë në Europë vjen pasi Amerika e Veriut po përballet me stuhi më të forta, ku nga i ftohti kanë vdekur dhjetëra persona në SHBA dhe Kanada./ REL

Të këshilluara

Largohen barrikadat e mbetura në veri

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë, EULEX, dhe Policia e Kosovës i kanë larguar më 3 jana...

09:06

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI