Flash

Neymar nuk ishte në funeralin e Pelé, kritika nga Brazili: “Për festa arrinte të merrte leje”

Lapsi.al 4 January 2023
Neymar nuk ishte në funeralin e Pelé, kritika nga Brazili:

Neymar përfshihet sërish nga kritikat në Brazil. Ylli i Paris Saint Germain nuk mori pjesë në funeralin e legjendës braziliane Pele. Kaq mjaftoi që të vërshonin komentet negative ndaj tij. Kur u përhap lajmi për ndarjen nga jeta të O'Rey, Neymar i bëri homazhe legjendës braziliane në rrjetet sociale: “Para Pelé, 10 ishte vetëm një numër. E lexova këtë fjali diku, në një moment të jetës sime. Por kjo fjali e bukur është e paplotë. Do të thosha se para Pele, futbolli ishte vetëm një sport. Pele ndryshoi gjithçka. Ai e ka shndërruar futbollin në art, në argëtim. U dha zë të varfërve, zezakëve dhe mbi të gjitha i dha shikueshmëri Brazilit. Futbolli dhe Brazili kanë ngritur statusin e tyre falë Mbretit! Ai ka ikur, por magjia e tij do të mbetet. Pele është i përjetshëm!”.

Një mesazh emocionues ai i Neymar, që tani duhet të përballet me kritikat që vijnë nga Brazili. O'Ney është aktualisht është një nga yjet më të mëdhenj të kombëtares braziliane. Të gjithë prisnin që ai të ishte i pranishëm në funeralin e legjendës braziliane. Megjithatë, 30-vjeçari zgjodhi të qëndronte në Francë për t'u stërvitur me PSG, në vend që të udhëtonte për në Brazil. Kjo pavarësisht pezullimit që e bënte atë të padisponueshëm për ndeshjen kundër Lens.

KRITIKA NGA BRAZILI: “PËR FESTA, ARRINTE TË LIROHEJ”

Një zgjedhje që shpërtheu kritikat e tifozëve, por edhe shtypit brazilian. Prezantuesi i Brasil Urgente, Jose Luiz Datena, e kritikoi hapur sulmuesin: “Neymar shumë mirë mund t'i kishte kërkuar PSG të vinte këtu. Ai i ka kërkuar tashmë disa herë klubit që të vijë në festa. Pse të mos i kërkonte PSG leje që t'i thoshte lamtumirë Pelé? Mendoj se Neymar, si lojtar brazilian, e kishte detyrim të vinte dhe të shihte funeralin e Pele për t'i thënë lamtumirë. Ishte e rëndësishme për futbollin brazilian”.

Lexo më tej: Video/ Katër Harley Davidson i hapin rrugë kortezhit të Pele: tifozët të panumërt në rradhë prej 12 orësh

Mungoi Neymar, por vendin e tij e zuri babai i tij: “Jam këtu për të mbështetur familjen, kemi humbur shumë. Ai ka frymëzuar shumë njerëz dhe sporte. Ai ka frymëzuar të gjithë brezat, ka qenë gjithmonë referencë. Kjo është arsyeja pse djali im më kërkoi të isha këtu për të mbështetur familjen. Ne e dimë se si është të humbasësh dikë. E jo vetëm që kemi humbur një sportist, kemi humbur një qytetar, njeriun Pele”.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI