Flash

Opozita në Maqedoninë e Veriut kërkon zgjedhje të parakohshme

Lapsi.al 4 January 2023
Opozita në Maqedoninë e Veriut kërkon zgjedhje të

Opozita maqedonase kërkon zgjedhje të parakohshme. Kreu i partisë opozitare të VMRO-DPMNE, Hristijan Miçkoski tha këtë të mërkurë se Maqedonia e Veriut se zgjedhjet janë e vetmja për dalje nga gjendja e rëndë, korrupsioni dhe paqëndrueshmëria politike.

Këto zgjedhje sipas tij, duhet të mbahen sa më shpejt të jetë e mundur, duke propozuar datat 14 ose 21 maj. Që kjo të ndodh partia më e madhe opozitare duhet të sigurojë mbështetje më të gjerë, gjë që nuk shihet të ndodh.

Kërkesa për zgjedhje të parakohshme u mbështet edhe nga opozita shqiptare. Por prioritet thekson se është integrimi i Maqedonisë së Veriut, në Bashkimin Europian.

“Ne jemi gjithmonë të gatshëm për akte të tilla politike dhe demokratike, siç janë zgjedhjet. Mirëpo, procesi i integrimit europian, që nga dalja jonë në skenën politike, ka qenë gjithmonë një prioritet i madh dhe domethënës”, tha Naim Bajrami, zëdhënës i partisë Aleanca për Shqiptarët.

Partia në pushtet ndëkohë, LSDM-ja e Dimitar Kovaçevski, thotë se opozita duhet të pres, vitin e ardhësh për tu përballur në zgjedhje.

“Zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë, jo pse LSDM ka frikë, por sepse kemi synime dhe detyra që kemi marrë përsipër t’i realizojmë deri në afatin e rregullt për zgjedhje”, ka reaguar LSDM-ja.

Edhe Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) tha se zgjedhjet do të mbahen në afatin e rregullt në vitin 2024, ndërsa në vitin 2023 do të mbahen vetëm se zgjedhjet e rregullta presidenciale.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI