Flash

Tim Judah: “A do të mbarojë ndonjëherë lufta e Kosovës"?

Lapsi.al 4 January 2023
Tim Judah: “A do të mbarojë ndonjëherë lufta e

Gazetari dhe analisti i The Economist dhe njohësi i Ballkanit Perëndimor, Tim Judah, ka botuar një shkrim në lidhje me situatën në veri të Kosovës dhe mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë.

Në artikullin e titulluar “A do të marrë fund ndonjëherë lufta e Kosovës" autori shpjegon se ka një kalendar strikt të krizave që krijojnë Prishtina dhe Beogradi, duke pershkruar perpjekjet e pales kosovare per te vendosur sovranitetin ne veri qe pasohet gjithnje me ngritjen e barrikadave.

Në një pjesë mjaft interesante të shkrimit Judah tregon se çfarë i thanë disa banorë serbë nga veriu i Kosovës.

“Me zëra pëshpëritës, banorët më thanë që, vitin e kaluar, 600 burra i kishin dërguar për trajnime ushtarake në Serbi. Por, s’ka asnjë mënyrë për ta vërtetuar këtë përveç nëse nisni të bëni pyetje të cilat s’do t’iu pëlqenin atyre që i dëgjojnë, ta zëmë se çka është e vërtetë e çka është dezinformatë e shpërndarë nga BIA, shërbimi inteligjent i Serbisë, që besohet të ketë kontroll të madh këndej pari...” – shkruan Tim Judah.

Ai shton se njerëzit në veri të Mitrovicës thjesht duan “jetë normale” por vë pikëpyetje nëse kjo është e mundshme.

Judah citon Marko Jakshiqin që i tha këto fjalë për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Kurti po e bën të njëjtën gjë si Millosheviqi gjatë viteve nëntëdhjetë, vetëm se tani kanë ndërruar kahet.”

Judah që udhëheq edhe rrjetin e gazetarisë investigative BIRN, përmend edhe një çështje tjetër që mund të çojë drejt vështirësimit të arritjes së marrëveshjes.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Serbia nuk e sheh me interes kompromisin me Kosovën.

Ai ka theksuar se presidenti serb Aleksandër Vuçiq dëshiron ndarjen teritoriale dhe se ëndërron kthimin në kohë.

"Vuçiq ende dëshiron ndarjen, dhe ai flet sikur është “në kërkim të makinës së kohës… herë dëshiron të kthehet më 1999 e herë më 2007 [para shpalljes së pavarësisë së Kosovës], por ju e dini… treni është larguar nga stacioni. Nuk mund të kthehemi më atje”.

Në artikull.thujet se shumë prej diplomatëve e shohin Kurtin si kokëfortë dhe kjo ka bërë që ai ta humbasë njëfarë mbështetjeje perëndimore, por politika e tij për të luajtur  ashpër ndaj Vuçiçit ka dhënë rezultate, si psh. kandidatura për në BE dhe premtimi për liberalizimin e vizave: “Vuçiq është në disavantazh dhe është detyruar të lëshojë pe në disa çështje gjatë muajve të fundit. Më 15 dhjetor, Kurti aplikoi për anëtarësim në BE dhe i ka siguruar një premtim Kosovës se nga viti 2024, qytetarëve të saj nuk do t’u kërkohen viza Schengen”, ka shkruar Judah. Arritja e një marrëveshjeje mes të dyja shteteve shihet problematike edhe në aspektin personal. Gazetari Tim Judah kujton një intervistë me ish-presidentin Hashim Thaçin. Ai thotë se gjatë bisedës me të, Thaçi e kishte pyetur: “A po takohesh me Aleksandrin?” Në fillim, Judah,  tregon se nuk e mori vesh për kë bëhej fjalë, por pastaj e kuptoi se Thaçi po fliste për Vuçiqin.

Ndërsa bën paralelizmin me marrëdhënien e sotme Kurti-Vuçiq ai thotë se të dy liderët nuk i flasin njëri tjetrit në emër. Vuçiq dhe Kurti e përçmojnë njëri-tjetrin. Kur Vuçiq ishte ministër, Kurti ishte i burgosur politik në një burg serb; më 1 dhjetor, Vuçiq e quajti publikisht Kurtin "llum terrorist". Mungesa e çdo raporti personal e bën shumë më të vështirë gjetjen e një marrëveshjeje, përfundoi gazeta

Njëri prej të intervistuarve në këtë artikull është edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.

Ky i fundit ka thënë se momentalisht, njohja nga Serbia nuk shihet si e mundur.

“Ai më tregoi se, përderisa qëllimi i fundëm ishte njohja reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, “e cila për fat të keq tani nuk është e mundur, sfidat e sotme ende mund të tejkalohen”, thotë ndër tjerash Judah, duke cituar ambasadorin Hovenier.

Përkundër kësaj, kuptohet, ai nuk e mohoi mundësinë e njohjes, si pika e fundit e marrëveshjeve mes palëve.

Siç parafrazohet të ketë shtuar Hovenier: "Ka mundësi reale drejt njohjes, nëse angazhimi momental është hap i përkohshëm drejt saj".

Gjithsesi, kreu i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka thënë se problemet mes palëve mund të tejkalohen.

Lapsi.al / Marrë me shkurtime nga artikulli i Tim Judah:A do të marrë fund ndonjëherë lufta e Kosovës" 

Të këshilluara

Lamtumirë "Magjistari i Topit" Pele

Pas Diego Maradonës largohet një tjetër legjendë. Futbolli loton për mbretin e tij: O Rey Pele. Lojtari i vetëm që ka fituar tre kampionate botërore do ta shohë...

20:32

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI