Flash

Video/ Ronaldo nuk di vendin ku ka shkuar të luajë: gafa e bujshme gjatë prezantimit te Al-Nassr bëhet virale

Lapsi.al 4 January 2023
Video/ Ronaldo nuk di vendin ku ka shkuar të luajë: gafa e bujshme
Cristiano Ronaldo u prezantua zyrtarisht si lojtari i ri i Al-Nassr të martën. Kampioni portugez ka nënshkruar një kontratë të pabesueshme prej 500 milionë euro në dy vite e gjysmë. Gjatë prezantimit, CR7 deklaroi se ishte gati për këtë sfidë të re dhe se donte të fitonte trofe e rekorde. Megjithatë, pati hapësirë edhe për një gafë të bujshme që u bë menjëherë virale në internet. Premtime dhe njëkohësisht besim i madh: “Është një sfidë për mua, për të ardhmen, për gratë dhe të rinjtë e kësaj zone të botës. Do të përpiqem të ndryshoj mentalitetin e gjeneratave të ardhshme”, tha CR7, duke shtuar se “në Europë puna ime mbaroi. Kam thyer shumë rekorde në Europë, tani dua ta bëj edhe këtu. Për mua është një gjë normale. Nuk kam ardhur këtu për të përfunduar karrierën time. Nuk më intereson se çfarë mendojnë njerëzit”. Fjalë që ndezën mjedisin, para se të vinte gafa e bujshme.

NJË LAPSUS “I VOGËL”

Duke folur për “futbollin e ri” në të cilin do të garojë, në krahasimin me atë europian, Ronaldo bëri një gafë aq të madhe sa që nuk mund të kalonte pa u vënë re: “Futbolli është ndryshe, mënyra se si evoluon futbolli është ndryshe”, shpjegoi ai i bindur. Pastaj gafa: “Ardhja këtu në Afrikën e Jugut nuk përfaqëson fundin e karrierës sime për mua. Doja të ndryshoja dhe jam i kënaqur me zgjedhjen që bëra. Njerëzit kanë treguar se më duan dhe pritja ka qenë spektakolare”. Një shpërqendrim i vogël, ai i ngatërrimit të Arabisë Saudite me Afrikën e Jugut, por gjeografikisht e madhe. E që padyshim nuk u shpëtoi syve gjithnjë vigjilentë të internetit, duke u bërë shpejt virale. Një rrëshqitje e gjuhës që megjithatë nuk e prishi atë që ishte një nga momentet më ikonike në botën arabe.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI