Flash

Video/ Tottenham kthehet me poker: Conte ndjek Europën, Nottingham fundos Southampton

Lapsi.al 4 January 2023
Video/ Tottenham kthehet me poker: Conte ndjek Europën, Nottingham fundos

Tottenham kthehet të fitojë në Premier League dhe asfalton 4-0 Crystal Palace në transfertë. Spurs ngrihen pas një humbje e një barazimi në javën e 18 të kampionatit. Përfundon në barazimi 2-2 ndeshja mes Leeds e West Ham. Po barazim, por 1-1, mbyllet sfida mes Aston Villa e Wolverhampton, ndërsa goditjen e bën Nottingham, që shkon të fitojë në Southampton.

CRYSTAL PALACE-TOTTENHAM 0-4

Pas një barazimi dhe një humbje në dy ndeshjet e fundit, Tottenham i Antonio Conte rikthehet te fitorja. Dhe e bën në mënyrë dërrmuese, duke shkatërruar Crystal Palace 0-4. Spurs tani janë në vendin e pestë në renditje, vetëm dy pikë larg zonës së Champions League. Dygolëshi i Kane, Doherty dhe Son të gjitha në pjesën e dytë (me minutës së 48 dhe 72) likuiduan vendasit, që qëndruan në lojë vetëm për një pjesë. E tani mbeten në mes të renditjes.

ASTON VILLA-WOLVERHAMPTON 1-1

Përfundon me barazim derbi i trajnerëve spanjollë mes Emery, në krye të Aston Villa, dhe Lopetegui, i cili prej tre ditësh qëndron në stolin e Wolverhampton. Podence kaloi miqtë përpara në minutën e 12, ndërsa ekuilibri u vendos në pjesën e dytë. Ings barazoi rezultatin në minutën e 78. Wolves janë gjithmonë të parafundit dy pikë mbi Southampton, ndërsa Aston Villa në mesin e tabelës.

LEEDS-WEST HAM 2-2

Nga një pikë për Leeds dhe West Ham, të dyja gjithmonë në zonat e ulëta të tabelës. Mbi të gjitha buzëqesh Roberto Mancini, trajneri i kombëtares italiane duhet të jetë i kënaqur nga golat e Gnonto dhe Scamacca. Në fakt, të dy italianët shënuan respektivisht për Leeds dhe West Ham. Ish-lojtari 19-vjeçar i Zyrih shënoi golin e tij të parë në kampionat në minutën e 27. Më pas, në minutën e fundit të pjesës së parë dhe në të parën e pjesës së dytë erdhi përmbysja e Hammers e nënshkruar nga Paquetà me penallti dhe Scamacca. Në minutën e 70 Rodrigo barazoi për vendasit.

SOUTHAMPTON-NOTTINGHAM 0-1

Fitore thelbësore jashtë fushe e Nottingham Forest, që dënoi Southampton në vendin e fundit. Krizë e pafundme për ish-skuadrën e Brojës, në humbjen e gjashtë radhazi. Dy fitore dhe një barazim në katër të fundit për Nottingham, jashtë zonës së rënies. Forest u udhëhoq nga Awoniyi, autori i golit vendimtar në minutën e 27 të pjesës së parë.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI